Uzina Mekanike Gramsh është një ndërmarrje shtetërore, e themeluar në vitin 1962, me qëllim përmbushjen e kërkesave të Forcave të Armatosura Shqiptare për armë këmbësorie. Kombinati ndodhet në fshatin Çekinë në Komunën Pishaj, 4 km pranë qytetit të Gramshit. Uzina Mekanike Gramsh, u ndërtua dhe filloi aktivitetin e saj në vitet 60–të.

Simonov
AK-47

Projekti i punës ka filluar në vitin 1962 ndërsa prodhimi me liçensë kineze filloi në vitin 1962 me pushkë të tipit “Simonov” me kalibër 7.62 mm. Në vitin 1974 u instalua prodhimi i automatikut AK-47. UM GRAMSH siguron shërbime prodhuese për industrinë e mbrojtjes me makineritë e saj të precizionit të lartë, riparime, trajtime në të nxehtë si edhe emalimin e sipërfaqeve. Sistemi i cilësisë së ndërmarrjes është i certifikuar me GOST.[1]

Momentalisht UM Gramsh po vazhdon me projektin e demontimit të armatimeve të tepërta, dhe riparime të armëve ekzistuese por në të ardhmen po mendohet që të rinovohet linja e prodhimit dhe të nisë prodhimi i armëve të këmbësorisë për të cilat UMG ka liçensë.[2]

Referime

Redakto