William I, Princi i Orangjit (24 prill 1533 – 10 korrik 1584), gjithashtu i njohur edhe si Uilliami i Heshtur apo William Taciturn (përkthyer nga gjuha holandeze: Willem de Zwijger),[1][2] ishte udhëheqësi kryesor i revoltës holandeze kundër Habsburgëve spanjollë që nisën Luftën tetëdhjetë vjecare dhe që rezultoi me shpalljen formale të pavarësisë së Krahinave të Bashkuara në vitin 1581. Ai ka lindur në Dinastinë Nassau si Kont i Nassau-Dillenburgut. Princ i Orangjit (Princ of Orange) u bë në vitin 1544 dhe është themelues i degës së Dinastisë Orange-Nassau dhe paraardhës i Monarkisë së Holandës.

Uilliami i Heshtur

Si një fisnik i pasur Uilliami fillimisht u shërbeu Habsburgëve si anëtar i gjykatës së Margaretës së Parmës, guvernatore e Holandës spanjolle. Të pakënaqur me centralizimin e pushtetit politik larg nga autoritetet lokale dhe me persekutimin e  protestantëve holandezë të bashkuar, Uilliami iu bashkua kryengritjes holandeze duke u kthyer kundër padronëve të dikurshëm. Si përfaqësuesi më me ndikim dhe politikisht më i zoti i "rebelëve", ai iu dhëhoqi holandezët me sukses në luftën kundër spanjollëve. I shpallur i jashtëligjshëm më 1580 nga ana e mbretit spanjoll, ai u vra nga Balthasar Gérard  në qytetin holandez Delft, më 10 korrik të vitit 1584.

Referime

Redakto
  1. ^ "Willian The Taciturn"L.Abelous, translated by J.P. Lacroix, Nelson&Phillips of NewYork, 1872. library of congress [1] catalogued with subject "William I, Prince of Orange (1534-1584)
  2. ^ John Whitehead Historian, Oxford, Oriel College, weblog page about William I Once I was a clever boy

Lidhje të jashtme

Redakto