Ujëvara e Thethit
Ujëvara e Thethit ndodhet në afërsi të fshatit Theth, komuna Shalë e rrethit të Shkodrës, në lartësinë 900 m mbi nivelin e detit. Përfaqëson një ujëvarë me lartësi rreth 30 m. Ajo ka pamje mjaft tërheqëse, sidomos në kohë me diell, kur piklat e ujit zbërthejnë rrezet diellore, duke formuar ylberin shumëngjyrësh. Ka vlera shkencore, didaktike, estetike e turistike. Vizitohet duke ndjekur itinerarin Shkodër (Koplik) – fshati Theth.