Uji i Ftohtë

(Përcjellë nga Uji i ftohtë)
This is the stable version, checked on 8 shkurt 2021. 3 pending changes await review.

Uji i Ftohtë është një zonë turistike 8 km në jugë qytetit të Tepelenës. Ka marrë emrin "Uji i Ftohtë" sepse zona është e mbizoteruar nga burime natyrore-shkëmbore ku uji rrjedh gjithmonë i ftohtë dhe i pastër. Kompania e ujit mineral "Tepelena", ka ndërtuar një fabrikë prodhimi ku si lëndë e parë përdoret uji nga burimet e zonës.

Skeda:Uji i Ftohtë - Tepelenë.jpg

Prodhimi i ujit, ështe një nga të ardhurat kryesore të rrethit, dhe përbënn një nga firmat më të suksesëshme të ujit mineral në rajon.

Ky hidromonument gjendet ne te djathte re rruges automobilistike kombetare Tepelene – Gjirokaster, pak pas degezimit te rruges automobilistike per ne Permet. Burimi del ne pjesen e siperme te shpatit te majte te lugines se Drinosit ne kontaktin e shkembinjve gelqerore me ata flishore. Ujerat e reshjeve atmosferike qe bien ne pjesen lindore te malesise se Kurveleshit (Buza e Bredhit), nepermjet zgaverimeve e shpellave karstike, depertojne ne thellesi te shkembinjve gelqerore dhe ushqejne kete burim. Shpati ku del burimi eshte i veshur me bimesi natyrore te dushkut dhe shkurreve. Ne afersi te lugines, druret e rrepeve jane mjaft te rritur. Zhurma e ujit, gjelberimi, cicerrimat e zogjve etj, prej kohesh, e kane kthyer kete vend ne mjedis pushimi per udhetare. Rreth 20 vjet me pare prane rruges jane ndertuar mjedise te sherbimit social. Kjo pike turistike frekuentohet shume edhe nga banore te qyteteve Tepelene, Permet e Gjirokaster. Vizitohet me lehtesi pasi eshte prane rruges automobilistike Tepelene – Gjirokaster. Ka vlera shkencore (hidrologjike, gjeomorfologjike), estetike e turistike.

Referime

Redakto

[1][lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]