Uxhaini
Ujjain (shqiptimi audio (help·info)) është qyteti më i madh në distriktin me të njëjtin emër në shtetin indian të Madja Pradeshit. Ai është qyteti i pestë më i madh në Madja Pradesh nga popullsia dhe është qendra administrative e distriktit dhe divizionit të Ujjainit.[1]
Ujjain, Ujain, Ujjayini, Avanti, Avantika, Avantikapuri
उज्जैन | |
---|---|
qytet | |
Nofkat: Qyteti i Tempujve | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 515.215 |
{{{postal_code_type}}} | 456001 ‒ 456010 |
Targat | MP-13 |
Faqja zyrtare | ujjain |
Ujjaini ishte një qytet i lashtë i vendosur në bregun lindor të Lumit Kshipra, qyteti më i shquar në rrafshin e Malwas të Indisë Qendrore për një kohë të gjatë të historisë së tij. Ai u shfaq si qendra politike e Indisë Qendrore rreth vitit 600 p.e.s. Ishte kryeqyteti i mbretërisë së lashtë Avanti, një nga gjashtëmbëdhjetë mahaxhanapadat. Ai mbeti një qendër e rëndësishme politike, tregtare dhe kulturore e Indisë Qendrore deri në fillim të shekullit të XIX, kur administratorët e Perandorisë Britanike vendosën të zhvillojnë Indoren si alternativë ndaj tij. Ujjain vijo të ishte një vend i rëndësishëm pelegrinazhi për shaivitët, vaishnavitët dhe ndjekësit e Shaktizmit.[2]
Ujjaini ka qenë zgjedhur si një nga qindra qytetet indiane për tu zhvilluar si një ‘’smart city’’ nën programin Smart Cities Mission të Narendra Modit.[3]
Historia
RedaktoGërmimet në Kayatha (rreth 26 km nga Ujjaini) kanë tregua ngulime bujqësore kalkolitike që datojnë rreth vitit 2000 p.e.s.[4] Site Kalkolitike janë zbuluar edhe në zona të tjera përreth Ujjainit, duke përfshirë Nagdan, por gërmimet në vetë Ujjain nuk kanë treguar ndonjë ngulim kalkolitik. H. D. Sankalia teorizoi se ngulimet kalkolitike në Ujjain me gjasa u shkatërruan nga kolonët e Epokës së Hekurit.[5]
Sipas Hermann Kulkes dhe Dietmar Rothermund-it, Avanti, kryeqyteti i të cilit ishte Ujjaini, "ishte një nga avanpostet më të hershme në Indinë Qendrore" dhe tregon shenja të urbanizimit të hershëm rreth vitit 700 p.e.s.[6] Rreth vitit 600 p.e.s., Ujjaini u shfaq si qendër politike, tregtare dhe kulturore e Rrafshit të Malwas.[7]
Qyteti i lashtë me mure i Ujjainit ishte i vendosur përreth kodrës Garh Kalika në bregun e lumit Kshipra, në zonat e sotme periferike të qytetit të Ujjainit. Ky qytet mbulonte një sipërfaqe të parregullt pesëkëndore prej 0.875 km2. Ai ishte i rrethuar nga një ledh dheu 12 m i lartë. Studimet arkeologjike kanë treguar edhe praninë e një ledhi 45 m të gjerë dhe 6.6 m të thellë përreth qytetit.[8] Sipas Raymond Allchin dhe George Erdosy, këto mbrojtje të qytetit u ndërtuan midis shekujve të VI dhe të IV p.e.s.[9] Dieter Schlingloff beson se këto u ndërtuan përpara vitit 600 p.e.s.[8] Kjo periudhë është karakterizuar nga struktura të bëra prej guri dhe tullash të pjekura, vegla dhe armë të bëra prej hekuri dhe qeramikë të zezë dhe të kuqe të lëmuara.[9]
Sipas literaturës puranike, një degë e Dinastisë legjendare Haihaya sundoi mbi Ujjain.[10][11]
Në Periudhën Mauryane, Ujjaini mbeti qendër administrative e rajonit. Nga kjo periudhë është zbuluar Qeramikë e Zezë e Lëmuar Veriore, monedha bakri, unaza pusesh terrakote dhe vula fildishi me shkrime Brahmi.[9] Gjatë sundimit të babait të tij, Bindusara, Ashoka shërbeu si nënmbret i Ujjainit.[12] Ujjaini u kontrollua në vijim nga një numër perandorish dhe dinastish, duke përfshirë Dinastinë Shunga, Satrapët Perëndimorë, Dinastinë Satavahana, Gupta dhe Paramara. Paramarat e zhvendosën kryeqytetin e rajonit nga Ujjaini në Dhar.[7]
Ujjaini ishte një qendër e rëndësishme letrare e Indisë së lashtë, e quajtur Adyapeetha, ose themelet e mësimit sanskrit, etikës, diturisë, shkencës dhe artit, dhe është quajtur "Swarna Sringa", në mënyrën e të folurit vendor, për shkak të kullave të arta të shumë tempujve në këtë qytet tempullor.[13] Raxha Bharthari shkroi eposin e tij të madh, Virat Katha, Neeti Sataka, historia e dashurisë së princeshës pradyot-e Vasavadatta dhe Udayan-it në Ujjayini, siç quhej qyteti gjatë kësaj kohe. Shkrimet e Bhasa-s janë të vendosura në Ujjain dhe ai me gjasa jetoi në qytet.[14] Kalidasa e përmend gjithashtu Ujjainin shumë herë dhe duket se ai kaloi të paktën një pjesë të jetës së tij në Ujjain.[15] Mrichchhakatika e Shudrakas është vendosur gjithashtu në Ujjain.[16] Ujjaini shfaqet gjithashtu në mjaft histori si kryeqyteti i perandorit legjendar Vikramaditya. Kathasaritsagara (shekulli i XI) i Somadevas përmend se qyteti ishte krijuar nga Vishwakarma dhe e përshkruan atë si pamposhtshëm, të begat dhe plotë me pamje të mrekullueshme.[17]
Gjatë periudhës mesjetare, Ujjaini ra përfundimisht nën sundimin islamik, si pjesët e tjera të Indisë veri-qendrore. Në vitin 1235, Iltutmishi i Sulltanatit të Delhit e plaçkiti qytetin dhe shkatërroi tempujt e tij.[7] Megjithatë, Ujjaini vijoi të jetë një qytet i rëndësishëm i rajonit. Deri gjatë kohës së vasalit të Perandorisë Mogule Jai Singh-u II (1688-1743), që ndërtoi një Jantar Mantar në qytet, Ujjaini ishte qyteti më i madh dhe kryeqyteti i Malwa Subah-ut.[18]
Gjatë shekullit të XVIII, qyteti u bë për pak kohë kryeqyteti i shtetit Scindia të Konfederatës Maratha, kur Ranoji Scindia e vendosi kryeqytetin e tij në Ujjain në vitin 1731. Por pasuesi i tij e zhvendosi në Gwalior, ku ata sunduan shtetin e Gwaliorit në gjysmën e dytë të shekullit të XVIII. Përpjekja për supremaci midis Holkarëve të Indores dhe Scindiave (që sundonin Ujjainin) çoi në rivalitetin midis tregtarëve të dy qyteteve.[19] Më 18 korrik 1801, Holkarët i mundën Scindiat në Betejën e Ujjainit. Më 1 shtator, Yashwantrao Holkar-i hyri në qytet dhe kërkoi nga ai një shumë prej 1 500 000 rupi. Ai mori vetëm 1/8 e kësaj shume; pjesa tjetër u përvetësua nga zyrtarët e tij. Më vonë Daulat Scindhia dërgoi një forcë për të rimarr kontrollin e Ujjainit.[20] Pasi të dyja palët, si Holkarët ashtu dhe Scindiat pranuan suzeranitetin britanik, administrata koloniale britanike vendosi të zhvillonte Indoren si një alternativë ndaj Ujjainit, pasi tregtarët e Ujjainit kishin mbështetur disa njerëz anti-britanik. John Malcolm, administratori britanik i Indisë Qendrore, vendosi ta reduktonte rëndësinë e Ujjainit "duke transferuar një pjesë të madhe të saj në qytetet e Indores dhe Ratlamit, që janë dhe do të vijojnë të jenë më tepër nën kontrollin tonë".[19]
Pas pavarësisë së Indisë, Ujjaini u bë pjesë e shtetit Madja Bharat. Në vitin 1956 Madja Bharati u shkri në shtetin e Madja Pradeshit.
Gjeografia
RedaktoUjjaini është i vendosur në pjesën qëndrore-perëndimore të Indisë dhe është në veri të kufirit të sipërm të vargmalit Vindhya. I vendosur në rrafshin Malwa, ai ësthë më i lartë se ultësirat e Indisë veriore ku toka ngrihet drejt Vargut Vindhya në jug. Ujjaini ndodhet në koordinatat 23°10′N 75°46′E / 23.167°N 75.767°E me një lartësi mesatare prej 494 metrash (1620 këmbë).[21] Rajoni është një zgjatim i Trapëve të Dekanit, të formuar midis 60 dhe 68 milionë vjet më parë[22][23] në fundin e Epokës së Kretacit. Qyteti ndodhet në bregun e lumit Shipra, që derdhet në lumin e afërt Chambal.
Demografia
RedaktoSipas censusit të vitit 2011, Ujjaini kishte një popullsi prej 515 215 banorësh, 264 871 prej të cilëve ishin meshkuj ndërsa 250 344 femra. Raporti gjinor është 945 femra për 1000 meshkuj, ndërsa raporti gjinor fëminor është 929 vajza për 1000 djem. Qyteti ka 58 972 fëmijë nën moshën gjashtë vjeçare. Ka 30 573 djem dhe 28 399 vajza, që përbëjnë 11.45% të popullsisë së përgjithshme të qytetit.[24]
Numri i përgjithshëm i të alfabetizuarve (që dinë të shkruajnë dhe të lexojnë) në qytet është 385 193 banorë, nga të cilët 210 075 ishin meshkuj, ndërsa 175 118 femra. Niveli mesatar i alfabetizmit të qytetit është 84.43 përqind. Alfabetizmi i meshkujve dhe femrave është përkatësisht 89.66 % dhe 78.90 %.[24]
Qeverisja dhe juridiksioni
RedaktoShumica e rajoneve përreth qytetit administrohen nga Korporata Bashkiake e Ujjainit. Qyteti administrohet nga komisioneri divizional dhe zyra e kolektoratit ashtu si dhe nga kryebashkiaku. Ata janë përgjegjës për departamentin e planifikimit, të pyjeve, shëndetit publik, punëve publike, dhe bordin e elektricitetit.[25][26]
Ujjaini është një bashki metropolitane me një formë qeverisjeje këshill kryebashkiak. Korporata Bashkiake e Ujjainit u krijua në vitin 1956 nën Madhya Pradesh Nagar Palika Nigam Adhiniyam. Ajo u krijua në vitin 1886 si Nagar Palika, por më vonë u shpall korporatë bashkiake bashkë me Gwaliorin. Ajo është përgjegjëse për arsimin publik, institucionet korrektuese, bibliotekat, sigurinë publike, shërbimet e rekreacionit, higjenën, furnizimin me ujë, planifikimin vendor dhe shërbimet e mirëqenies. Kryebashkiaku dhe këshilltarët zgjidhen për një mandat pesë vjeçar.[27][28]
Autoriteti i Zhvillimit të Ujjainit, është agjencia e planifikimit urban në shërbim të Ujjainit. Qendra e tij administrative është e vendosur në zonën Bharatpuri të Ujjainit. Ai u krijuan nën aktin e planifikimit qytetar dhe kombëtar të Madja Pradeshit, 1973.[29]
Zona zgjedhore e Ujjainit është një nga 29 zonat zgjedhore në Madja Pradesh të Indisë Qendrore. Kjo zonë zgjedhore u krijua në vitin 1951 si një nga 9 zonat zgjedhore të shtetit Madja Bharat. Është e rezervuar për kandidatë që i përkasin kastave të programuara që nga viti 1966. Kjo zonë zgjedhore mbulon të gjithë distriktin e Ujjainit dhe pjesë të distriktit të Ratlamit. Aktualisht, anëtar i parlamentit që fiton në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014 është Dr. Chintamani Malviya.[30]
Arsimi
RedaktoUniversitete
Redakto- Universiteti Vikram
- Universiteti Sanskrit Maharshi Panini
Kolegje
Redakto- Instituti i Teknologjisë Mahakal
- Shkolla e Inxhinierisë dhe Teknologjisë në Ujjain, Universiteti Vikram[31]
- Kolegji Inxhinierik në Ujjain
- Instituti i Menaxhimit të Biznesit Jawaharlal Nehru
- Kolegji Mjeksor Ruxmaniben Deepchand Gardi
- Kolegji mjeksor dhe spitali Amaltas
Shkollat
RedaktoShkollat shtetërore dhe ato private të qytetit përfshijnë:
- Shkolla Qeveritare e Ekselencës, Madhavnagar
- Shkolla e Mesme e Lartë St. Paul
- Kolegji Rinor Takshshila
- Shkolla Publike e Ujjainit
- Shkolla e Konventit të Shën Mërisë, Ujjain
- Shkolla Qendore, Nagziri
- Shkolla Publike Mahadji Scindia, Chamunda Mata
- Shkolla e Mesme e Lartë e Konventit Christu Jyoti
- Shkolla e Mesme e Lartë e Konventit Carmel
- Saraswati Vidhya Mandir Marutiganj, Ujjain
Industria
RedaktoQeveria e Madja Pradeshit ka vendosur në dispozicion 486 ha për zhvillimin e një zone industriale në Rrugën Dewas-Ujjain pranë fshatit Narwar. Fillimisht i quajtur "Qyteti i Diturisë Vikramaditya", zona u paracaktua si një zonë arsimore. Për shkak të parashikimeve të pakësuara të investimeve, ajo u riemërtua "Vikram Udyog Nagari" ("Qyteti Industrial Vikram"). Që nga viti 2014, qeveria e ka konceptualizuar atë si një zonë gjysëm-industriale dhe gjysëm-arsimore. Palët e interesuara në projekt përfshijnë qeverinë shtetërore dhe Trustin e Korridorit Industrial Delhi Bombeji.[32]
Kultura
RedaktoUjjaini është konsideruar një nga qytetet më të shenjta në Indi dhe është një qendër pelegrinazhi popullore.[33][34] Disa nga vendet e shenjta të shquara në qytet janë:
- Mahakaleshwar Jyotirlinga, një tempull i vjetër i shkatërruar nga Iltutmishi dhe pastaj i rindërtuar nga Scindiat e Gwaliorit
- Tempulli Mangalnath, tropiku i gafores kalon përmes këtij tempulli.
- Tempulli Kal Bhairava
- Tempulli ISKCON
- Tempulli Chintaman Ganesh
- Mandiri Gopal, i ndërtuar nga Sawai Jai Singh i Jaipurit
- Tempulli Chamunda Mata, Ujjain[35]
Vende të tjera historike në Ujjain janë:
- Ved Shala
- Ashrami Sandipani
- Pallati Kaliadeh
-
Mahakaleshwar Jyotirlinga është tempulli më i vizituar i qytetit.
-
Tempulli Kal Bhairava, ku i ofrohen pije hyjnisë gardiane të qyetit
-
Ved Shala ose Jantar Mantari
Simhastha
RedaktoUjjain Simhastha është një pelegrinazh në masë hindu dhe një nga panairet e njohura si Kumbh Mela. Gjatë Simhasthas, hindutë mblidhen për tu larë në një lum të shenjtë.[36] Në Ujjain, ai zhvillohet një herë në 12 vjet, në brigjet e lumit Kshipra. Njihet edhe si Simhastha, kur bie gjatë qëndrimit të Jupiterit te Luani Simha. Simhastha e fundit në Ujjain u zhvillua nga 22 prilli 2016 deri më 21 maj 2016.[37]
Transporti
RedaktoAjror
RedaktoUjjaini nuk disponon ndonjë aeroport por ka një pistë uljeje në rrugën Deaws, që përdoret si aeroport për qëllime transporti.[38] Në vitin 2013, Qeveria e Madja Pradeshit nisi një shërbim ajror Ujjain-Bhopal pas një sipërmarrjeje të përbashkët me Ventura Airconnect. Për shkak të prenotimeve shumë të ulëta, projekti ambicioz u anullua. Arsyeja kryesore për dështimin e planit ishte afati i papërshtatshëm.[39] Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar Devi Ahilyabai Holkar në Indore (62 km).
Hekurudhor
RedaktoNyja e Ujjainit është stacioni kryesor hekurudhor i Ujjainit dhe është i lidhur drejtpërdrejtë ose indirekt me të gjithë stacionet hekurudhore e rëndësishme të Indisë.[40] Ai gjendet në itineraret Ratlam–Bhopal, Indore–Nagda dhe Guna–Khandwa. Në perëndim ai është i lidhur me Nyjen e Ratlamit, në veri është i lidhur me Nyjen Nagda, në lindje është i lidhur me Nyjën Maksi, Nyjën Bhopal dhe në jug është i lidhur me Nyjën Indore BG, Nyja Dewas.[41][42]
Në qytetin e Ujjainit dhe rrethinat e tij ndodhen pesë stacione hekurudhore:
name i stacionit | Kodi i stacionit | Zona hekurudhore | Tërësia e platformave |
---|---|---|---|
Nyja e Ujjainit | UJN | Hekurudha Perëndimore | 8 |
Chintaman Ganesh | CNN | Hekurudha Perëndimore | 1 |
Matana Buzurg (e braktisur) | MABG | Hekurudha Perëndimore | 2 |
Pingleshwar | PLW | Hekurudha Perëndimore | 2 |
Vikramnagar | VRG | Hekurudha Perëndimore | 2 |
Rrugor
RedaktoPorta e Qëndrimit Dewas dhe Terminali i Autobusëve Nana Kheda janë dy vendqëndrime autobusash në qytet që ofrojnë shërbime për destinacione të vendosura brenda shtetit. Një numër i madh autobusash privat të shtetit janë të disponueshëm për në Ahmedabad, Jaipur, Ajmer, Khajuraho, Indore, Bhopal, Pune, Bombeji, Kota, Mandu, Jhalawar dhe mjaft vende të tjera. Qyteti ka një rrjet mjaft të mirë rrugësh duke përfshirë Rrugën e Indores, Rrugën e Badnagarit, Rrugën e Dewasit, Rrugën e Agarit, Rrugën e Nagdas dhe Rrugën e Maksit. Ka tre autostrada shtetërore; autostrada 18 lidhet me Ahmedabadin, 17 lidhet me Jaoran, ndërsa 27 lidhet me Indoren.[43][44][45][46]
Autostrada të tjera rajonale që kalojnë përmes qytetit janë:
- Rruga Indore – Ujjain nëpërmjet Autostradës Shtetërore 27
- Rruga Kota / Agar – Ujjain nëpërmjet Autostradës Shtetërore 27
- Rruga Bhopal / Dewas – Ujjain nëpërmjet Autostradës Shtetërore 18
- Rruga Ratlam / Barnagar – Ujjain nëpërmjet Autostradës Shtetërore 18
- Rruga Jaora / Nimach – Ujjain nëpërmjet Autostradës Shtetërore 17
- Rruga Maksi – Ujjain (lidhet me Autostradën Kombëtare 3)
Ujjaini është i rrethuar nga rrugë unazore.
Transporti vendor
RedaktoUjjain varet nga një rrjet i gjerë auto rikshoush, autobusash urbanë, taksi private dhe Tata Magic, që operojnë në qytet. Korporata bashkiake e Ujjainit së fundmi ka futur autobusa qyteti me një projekt të partneritetit publik privat pasi qyteti u identifikua si aglomerat urban me më pak se 1 milion banorë nën Jawaharlal Nehru National Urban Renewal Mission.[47][48]
Sportet
RedaktoKriketi është një nga sportet më popullore në qytet. Ujjaini është shtëpia e Ujjain Divisional Cricket Association, që është e lidhur me Board of Control for Cricket in India. Qyteti nuk ka ndonjë stadium, por i zhvilloi ndeshjet e Ranji Trophy në Pipe Factory Ground në 1977 dhe 1980.[49]
Balonat fluturuese janë një tjetër aktivitet popullor në qytet përreth Makar Sakrantit.[50]
Në Ujjain ndodhen disa fusha fluturimi:
Kujdesi shëndetësor
RedaktoQyteti ka një spital shtetëror, Charak Bhavan (për nënat dhe fëmijët) Spitali TB dhe Kolegji Mjeksor Ruxmaniben Deepchand Gardi.
Qyteti smart
RedaktoQyteti i Ujjainit u përzgjodh nga Qeveria Indiane për programin Smart Cities Mission. Nën këtë mision, Bashkia e Ujjainit[54] duhet të marr pjesë në sfidën e qyteteve smart të Ministrisë së Zhvillimit Urban. Si pjesë e kësaj, Korporata Bashkiake e Ujjainit është duke përgatitur një propozim si qytet smart, i cili do të përfshijë zgjidhje smart bazuar në këshillime që do të zhvillohen me palët e interesuara të qytetit. Bashkia i dërgoi sugjerimet nga qytetarët e Ujjainit për të bërë ‘Ujjaini një qytet smart’. Qytetarët ishin të aftë ti postonin pikëpamjet e tyre që kishin të bënin me shërbimet bazë si furnizimi me ujë, sistemi i kanalizimeve të ujërave të zeza, transporti urban, infrastruktura shoqërore dhe e-qeverisja (qeverisja elektronike).[55]
Qytetar të shquar
RedaktoNjerëz të shquar që kanë lindur ose kanë jetuar në Ujjian përfshijnë:
- Shreeram Shankar Abhyankar
- Bharthari
- Yashoda Devi
- Vivian Dsena
- Thawar Chand Gehlot
- Vëllezërit Gundecha
- Satyanarayan Jatiya
- Hukam Chand Kachwai
- Mahendraditya
- Sachida Nagdev
- Naman Ojha
- Paramartha
- Sartaj Singh
- Saumya Tandon
- Vikramaditya
Referime
Redakto- ^ a b "District Census Handbook - Ujjain" (PDF). Census of India. fq. 12,22. Marrë më 6 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Knut A. Jacobsen: Pilgrimage in the Hindu Tradition: Salvific Space; 2013, fq. 128
- ^ http://www.firstpost.com/business/why-only-98-cities-instead-of-100-announced-all-questions-answered-about-smart-cities-project-2410576.html
- ^ P. K. Basant: The City and the Country in Early India: A Study of Malwa; 2012, fq. 78–81
- ^ Pranab K. Bhattacharyya: Historical Geography of Madhya Pradesh from Early Records; 1977, fq. 1-2
- ^ Hermann Kulke & Dietmar Rothermund: A History of India; 2004, fq. 50–1
- ^ a b c T. Ring, N. Watson & P. Schellinger: Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places; 2012, fq. 835
- ^ a b Dieter Schlingloff: Fortified Cities of Ancient India: A Comparative Study; 2014, fq. 21–2
- ^ a b c R. Allchin & G. Erdosy: The Archaeology of Early Historic South Asia: The Emergence of Cities and States; 1995, fq. 134–6
- ^ Kailash Chand Jain: Malwa Through the Ages, from the Earliest Times to 1305 A.D.; 1972, fq. 90
- ^ S.H. Ahmad: 'Anthropometric measurements and ethnic affinities of the Bhil and their allied groups of Malwa area'; Anthropological Survey of India, 1991, ISBN 81-85579-07-5
- ^ William W. Tarn: The Greeks in Bactria and India; 2010, fq. 152
- ^ "Ujjayini Mahakaleshwar Jyotirling". Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2017. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Martin Banham: The Cambridge Guide to Theatre; 1995, fq. 103
- ^ Arthur W. Ryder: Translations of Shakuntala: And Other Works; The Floating Press, 2014
- ^ Farley P. Richmond: Indian Theatre: Traditions of Performance; 1993, fq. 55–7
- ^ N. M. Penzer (red.): The ocean of story, Volumi IX; 1924, Libri XVIII: Vishamasila, fq. 2
- ^ Virendra N. Sharma: Sawai Jai Singh and His Astronomy; 1995, fq. 212
- ^ a b Amar Farooqui: Smuggling as Subversion: Colonialism, Indian Merchants, and the Politics of Opium, 1790-1843; 1998, fq. 62–3
- ^ R.S. Chaurasia: History of the Marathas; 2004, fq. 61
- ^ http://dateandtime.info/citycoordinates.php?id=1253914
- ^ "Geochronological Study of the Deccan Volcanism by the 40Ar-39Ar Method". Arkivuar nga origjinali më 25 shkurt 2006.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ The Deccan beyond the plume hypothesis
- ^ a b "District Census Handbook: Ujjain" (PDF). Directorate of Census Operations, Madhya Pradesh. Marrë më 24 nëntor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome to official website of District Administration Ujjain (M.P.) India". ujjain.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 30 qershor 2015. Marrë më 21 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "BJP clean sweeps in Madhya Pradesh civic polls - The Times of India". timesofindia.indiatimes.com. Marrë më 21 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome to official website of District Administration Ujjain (M.P.) India". ujjain.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 6 gusht 2015. Marrë më 21 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Welcome to official website of District Administration Ujjain (M.P.) India". ujjain.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 6 korrik 2015. Marrë më 21 gusht 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Information at a glance" (PDF). MPurban. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 12 dhjetor 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Constituencywise-All Candidates". Eciresults.nic.in. Arkivuar nga origjinali më 17 maj 2014. Marrë më 17 maj 2014.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Vikram University". vikramuniv.net. Marrë më 12 shkurt 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ujjain's 'Knowledge City' renamed 'Vikram Udyog Nagari'
- ^ Brajesh Kumar: Pilgrimage Centres of India; 2003, fq. 105
- ^ Richard Plunkett: Central India; Lonely Planet, 2001. ISBN 1-86450-161-8
- ^ "Chamunda Mata temple, Ujjain". Arkivuar nga origjinali më 25 prill 2017. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kumbha Mela - The world's most massive act of faith". archaeologyonline.net. 14 shtator 2015. Arkivuar nga origjinali më 15 maj 2014. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ramendra Singh (18 korrik 2015). "CM Chouhan's invitation for Ujjain Simhastha". The Times of India.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "List of airports in Madhya Pradesh, India (excluding heliports and closed airports)". Our Airports.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Ujjain-Bhopal air services fail to get off to a flying start
- ^ Agam Gupta (shtator 2013). Unfolding Faith: A Journey to the Kumbh. Partridge Publishing. fq. 31–. ISBN 978-1-4828-1213-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Trains at Ujjain
- ^ [1]
- ^ "UDA". Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2015. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ [2]
- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 dhjetor 2015. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 mars 2016. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ "Jawaharlal Nehru National Urban Renewal Mission". Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2007. Marrë më 6 mars 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Indian Express
- ^ Ground Info
- ^ Kite flying, holy dips mark Sankranti in Ujjain, Indore
- ^ Mahakal Institute of Technology Ground
- ^ Kisan Sammelan to be held at Nanakheda Stadium
- ^ Cricketarchive
- ^ http://nagarnigamujjain.org/
- ^ "Smart City Ujjain". MyGov.in. 21 shtator 2015. Marrë më 18 janar 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Bibliografia
Redakto- S. H. Ahmad (1991). Anthropometric measurements and ethnic affinities of the Bhil and their allied groups of Malwa area. Anthropological Survey of India. ISBN 81-85579-07-5.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Raymond Allchin; George Erdosy (1995). The Archaeology of Early Historic South Asia: The Emergence of Cities and States. Cambridge University Press. ISBN 9780521376952.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Martin Banham (1995). The Cambridge Guide to Theatre. Cambridge University Press. ISBN 9780521434379.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - P. K. Basant (2012). The City and the Country in Early India: A Study of Malwa. Primus. ISBN 9789380607153.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Pranab Kumar Bhattacharyya (1977). Historical Geography of Madhya Pradesh from Early Records. Motilal Banarsidass. fq. 275. ISBN 978-0-8426-9091-1.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - R.S. Chaurasia (2004). History of the Marathas. Atlantic. ISBN 9788126903948.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Amar Farooqui (1998). Smuggling as Subversion: Colonialism, Indian Merchants, and the Politics of Opium, 1790-1843. Lexington.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Jacobsen, Knut A. (2013). Pilgrimage in the Hindu Tradition: Salvific Space. Routledge. ISBN 978-0-41559-038-9.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kailash Chand Jain (1972). Malwa Through the Ages, from the Earliest Times to 1305 A.D. Motilal Banarsidass. ISBN 9788120808249.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Kulke, Hermann; Rothermund, Dietmar (2004). A History of India. Psychology Press. ISBN 978-0-41532-920-0.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Brajesh Kumar (2003). Pilgrimage Centres of India. Diamond. ISBN 978-81-7182-185-3.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Norman Mosley Penzer, red. (1924). "Libri XVIII: Vishamasila". The ocean of story. Vëll. IX. Përkthyer nga Charles Henry Tawney. Chas J. Sawyer.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Richard Plunkett (2001). Central India. Lonely Planet. ISBN 1-86450-161-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Farley P. Richmond (1993). Indian Theatre: Traditions of Performance. Motilal Banarsidass. ISBN 9788120809819.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Trudy Ring; Noelle Watson; Paul Schellinger, red. (2012). Asia and Oceania: International Dictionary of Historic Places. Routledge. ISBN 9781136639791.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Arthur W. Ryder (2014). Translations of Shakuntala: And Other Works. The Floating Press.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Është injoruar "ISBN 1-77653-513-8, 9781776535132" (Ndihmë!) - Dieter Schlingloff (2014). Fortified Cities of Ancient India: A Comparative Study. Anthem. ISBN 9781783083497.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Virendra Nath Sharma (1995). Sawai Jai Singh and His Astronomy. Motilal Banarsidass.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - William Woodthorpe Tarn (2010). The Greeks in Bactria and India. Cambridge University Press. ISBN 9781108009416.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lexime të mëtejshme
Redakto- Rahman Ali; Ashok Trivedi; Dhirendra Solanki (2004). Buddhist remains of Ujjain region: excavations at Ṣodañga. Sharada Pub. House. ISBN 978-81-88934-15-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Dipak Kumar Samanta (1996). Sacred Complex of Ujjain. D.K. Printworld. ISBN 978-81-246-0078-8.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - Hunter, Cotton, Burn, Meyer. "The Imperial Gazetteer of India", 2006. Oxford, Clarendon Press. 1909.
- Dongray, Keshav Rao Balwant (1935). Ujjain. Alijar Darbar Press, Gwalior.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Lidhje të jashtme
RedaktoWikimedia Commons has media related to Ujjaini. |
- uebsaiti zyrtar i Korporatës Bashkiake të Ujjainit, anglisht
- uebsaiti zyrtar i distriktit të Ujjainit, anglisht
- uebsaiti zyrtar i Ujjain Kumbh Melas, anglisht