Ukë Rugova
politikan
Ukë Rugova është deputet në Kuvendin e Kosovës dhe pronar biznesesh të ndryshme në Kosovë. U lind më 3 qershor 1980 në Prishtinë, Kosovë.
Rugova është anëtar i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë . Ai vjen nga Koalicioni për Kosovë të Re (KKR).
Rugova ka studiur në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe administrim biznesi në Pepperdine University, Los Anxhelos, SHBA.[1]
Rugova është i biri i presidentit të ndjerë të Kosovës Ibrahim Rugova. Është i pamartuar.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |