Ulpiana Aliaj
Ulpiana Aliaj ka lindur në 28 maj 1984 është një soprano shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Itali dhe është fituese e disa çmimeve ndërkombëtare. Ka debutuar në shumë teatro në Itali, Gjermani, Spanjë, Zvicër, Austri dhe ka interpretuar rolet Adina “L’elisir d’Amore”, Lauretta “Gianni Schiçhi”, Pamina “Die Zauberflote”, Sophie “Werther”, Donna Fiorilla “Il Turco in Italia”, Gilda “Rigoletto”, Rosina “Il Barbiere di Siviglia” Me role të ndryshme në skenat operistike jashtë Shqipërisë, sopranoja shqiptare në vitin 2013 u ngjit në skenën e TOB dhe debutoi në “Ein deutches Requiem” nga Johannes Brahms. Kjo vepër vjen u realizua premierë dhe ishte premtuese sepse dhuroi jo pak emocione në publikun e Tiranës. Në intervistat e dhëna për disa gazeta sopranoja Ulpiana Aliaj pohon se jeta e saj artistike larg Shqipërisë nuk ka qenë e lehtë dhe puna e madhe dhe dashuria për profesionin e kanë bërë që ajo të jetë sot në skena të ndryshme të botës,ku permendim Teatro Comunale di Bologna,Royal Opera House Muscat,Teatro di Bolzani,Staatstheatre Nuremberg,Staatstheatre Bolzano etj.