Ulrike Lunacek
Ulrike Lunacek, lindur më 25 maj 1957 në Krems pran Danubit, politikane, delegate në Parlamentin e Bashkimit Evropian, nga Austria.
Shkollën Popullore (Shkolla e natës) e filloj më 1963 në Amsterdam dhe vazhdojë deri më 1967 në Vjenë. Po aty filloj normalen të cilën e kreu me maturi më 1975. Gjatë kohës së normalës (1973-1974), sipas të dhënave në fletën e amzës së të gjelbërve gruene.at ajo ishte regjistruar në shkollën e lartë në qytetin Boone të shtetit të IoWa në ShBA. Si do që të jetë, nga 1975-ta filloj studimet pranë Universitetit të Insburgut, në degën e përkthimeve të Anglishtes dhe spanjishtes.
Gjatë studimeve 8 vjeçare, në vitin 1981 punojë punë shoqërore në shtëpinë e femrave të qytetit. Pas studimeve, filloj të shërbeu si sekretareshë në shtëpi të ngjajshme të quajtur "Fraunsolidariteat Wien". Aty shërbeu deri më 1986, krahas kësaj, më 1985 jepte mësim të gjuhës gjermane për refugjatë (deri më 1988). Nga viti 1989 deri më 1992 ishte e angazhuar si redaktore në reviten "SUEDWIND". Më 1993, fillojë të punojë si sekretareshë zëdhënse e Shërbimit Informativ Austriakë për Politikën e Zhvillimit (tani gjencia "Suedwind"). Brenda kësaj kohe, kryente pa kontratë pune edhe punë tjera si : përkthime, shkruante zhurnale, etj.
Pas përvojës së mbledhur, më 1995 fillojë të angazhohet në politiken publike. Hapi i parë ishte kandidimi për "Të gjelbërit". Një vit më vonë, morri përsipër udhëheqjen e punëve të "Të gjelbërve" në nivel federal. Këtë funksion e mbajti deri më 1998, ndërsa nga viti 1999 delegohet edhe në këshillin nacional të "Klubit të Të gjelbërve", me përgjegjësi për zhvillimet e brendshme dhe të jashtme politike, si dhe për barazimin e të drejtave të Lezbejkave, Pederave dhe personave transfesrsë. Po atë vitë, d.m.th 1999 merr postin e zëvendësit të komisionit për politikë të jashtme. Që nga viti 2002 ka postin e udhëdheqësit të fraksionit në krye komisionin. Më maji të vitit 2006 u zhgjodhë si zëdhënse e Partisë së Të Gjelbërve të Evropës.
Nga qershori i vitit 2009 është delegate në Parlamentin e Bashkimit Evropian. Në parlament shërben në disa drejtime, ndër to thuhet të jetë edhe "Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën"[1] . Në këtë funksion thuhet të ketë arritur sukses të madhë sepse "është bërë përmendja e Kosovës pa referencën e Rezolutës 1244".
Në një intervistë për BCC-redaksia e gjuhës shqipe citohet të ketë thënë :
- "Mendoj se është një hap përpara në rritje në situatën që mbretëron. Ajo nuk është e njohur nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, por mendoj se është një përparim se gjërat do të ecin në këtë drejtim në vitet e ardhshme. Jam shumë e kënaqur me presidencën spanjoll të radhës se do të ftojnë Kosovën dhe autoritetet e saj në konferencën për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në pranverë në Madrid."