Unë jam mace (japonisht: 吾輩は猫である Hepburn: Wagahai wa Neko de Aru?) është një roman satirik nga Natsume Sōseki, i shkruar në vitet 1905-1906, i cili bën fjalë për shoqërinë japoneze gjatë periudhës Meiji (1868-1912); në veçanti, përzierjes së kulturës Perëndimore dhe traditave japoneze, si dhe imitimit të zakoneve perëndimore.

Unë jam mace
Lloji i mediasPrint (hardback & paperback)
ISBNISBN 978-0-8048-3265-6
OCLC49703480

Titulli origjinal i Sosekit, Wagahai wa Neko de Aru, përdor një formulim të regjistrit të lartë i cili më tepër i shkon për shtati një aristokrati, duke pëçuar një krekosje dhe vetë-rëndësi të destinuara të tingëllojnë ironike, meqenëse folësi është një mace shtëpiake e antropomorfizuar.

Libri u botua për herë të parë në dhjetë numra të revistës letrare Hototogisu. Në fillim, Sōseki kishte planifikuar të shkruante vetëm një tregim të shkurtër që tani përbën kapitullin e parë të librit. Sidoqoftë, njëri nga redaktorët e revistës letrare e bindi ta botonte veprën pjesë të cilat më pas evoluan stilistikisht. Pothuajse të gjithë kapitujt mund të qëndrojë si vepra më vete.

Përmbajtja

Redakto

Në romanin Unë jam mace, një narrator fodull, i familjes së maceve, i përshkruan jetët e personazheve të klasës së mesme të shoqërisë japoneze: z.Teshtimë me familje (pronarët e maces); mikun llafazan dhe irritues të Teshtimës, Waverhouse (迷亭 Meitei), dhe studiuesit të ri Avalon Coldmoon (水島寒月 Mizushima Kangetsu?)

Lidhje të jashtme

Redakto