United Nations Volunteers in Kosovo
Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara apo Vullnetarët e OKB-së në Kosovë (ang.: United Nations Volunteers in Kosovo ) është dega e United Nations Volunteers.
Për herë të parë në Kosovë, kanë arritur 100 anëtarë të kësaj organizate në gusht të 1999-ës me qëllim të mbështetjes së UNMIK-ut në kryerjen e shërbimeve civile. Shumica e tyre kanë shërbyer në organizimin e ushqimit, barnave dhe strehimin e përkohshëm të mijëra refugjatëve të kthyer në Kosovë. Në fund të 1999-ës këtyre ju kanë bashkangjitur edhe 200 anëtarë të rekrutuar për të ndihmuar UNMIK-un në kryerjen e shërbimeve administrative.
Pas përmësimit të gjendjes politike ë Kosovë kanë ardhur edhe 400 vullnetarë të OKB-së në prill të 2000-ës me qëllim të organizimit të regjistrimit të votuesve. Regjistrim i organizuar në bashkëpunim me OSCE-në për të krijuar një bazë për zgjedhjet komunale në tetor 2000.
Gjatë vitit 2006 në Kosovë kanë qenë 250 vullnetarë të shpërndarë në komuna e regjionet të ndryshme. Shërbimet që ata kryej janë të ndryshme si:në afërmin e ndihmës zyrtare, konsultime për të drejtat, ndihma mjekimi,në mbrojtjen e ambientit, në krijimin e lidhjeve ndërmjet grupeve të komuniteteve dhe dhënien e udhëzimeve për punë administrative gjyqësore dhe në raste burgimi. Shërbimet që kryejnë këta vullnetarë në Kosovë janë të ndryshme nga drejtuesi i trenit deri te trajneri i ekipit të futbollit e nga shërbimi civil deri te doktori.
Një shërbim kyçës për vullnetarët ka qenë puna në prodhimin dhe shpërndarjen e dokumenteve të udhëtimit me qëllim të krijimit të dokumenteve identifikuese personale të cilat ishin shkatërruar apo vjedhur në vitin 1999. Që nga 27 janar 2001, vullnetarët kanë prodhuar dhe shpërndarë 700,000 karta identifikuese dhe kanë nënshkruar 300,000 Dokumente Udhëtimi të UNMIK-ut.
Së bashku me 250 vullnetarët e OKB-së janë dhe 26 vullnetarë që punojnë në agjenci të OKB-së në fushat e ndihmës së njerëzve dhe ri-konstruktimin e administratës, shërbim që kryejnë nëpërmjet zyrës së UNDP në Prishtinë.
UNDP-ja ka krijuar programin kombëtar të UNV që të ju mundësojë kosovarëve të kontribuojnë me përvojën dhe njohurit e tyre në zhvillimin e programeve humanitare dhe të paqes në vendin e tyre.
UNV-ja për realizimin sa më të mirë të shërbimeve ka bashkëpunuar me disa organizata të jashtme dhe vendore ndër të cilët veçohen: Misioni i KB-së në Kosovë (UNMIK), the Programi për Zhvillim i KB-së (UNDP), Komisariatin e Latë për refugjatë të OKB-së (UNHCR), Fondin Popullorë të KB-së (UNFPA), Zyrën e KB për Projekte-Shërbimet (UNOPS), Programin Botërorë të Ushqimit (WFP) dhe Organizatën Botërore për Emigrant (IOM).
Përbërja e grupeve vullnetare
RedaktoDeri më 2006 në Kosovë me UNMIK-un kanë shërbyer rreth 1000 Vullnetar të KB. Dhe në vitin 2006 në shërbim të UNMIK-ut kanë qenë 224.
Nga numri i përgjithëshëm i vullnetarëve 56% kanë qenë meshkuj dhe 44% femrëra, diku rreth gjysma e tyre kanë qenë nën moshën 30 vjeçare ndërsa përbërja pjesmarrja me mbi 30% ka qenë nga Afrika, Evropa pas të cilave vije Aia dhe Oqeania me diku rreth 21% dhe kontinetet tjera.
Lidhje të jashtme
Redakto- UNV-Kosovë nën shërbyesin e UNMIK-ut.
- UNV faqja zyrtare.