Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (shqip shkurt: OSBE, anglisht OSCE- Organization for Secuity and Co-orporation in Europe) është organizatë ndërkombëtare që shërben si forum për dialogje politike.
OSBE u themelua në vitin 1975 me Aktin e Helsinkit me 35 shtete pjesëmarrëse. Në vitin 1995, në Konferencën e Budapestit, riorganizohet në organizatë ndërkombëtare me 56 vende pjesëmarrëse nga Evropa, Azia e Mesme dhe Amerika Veriore. Detyrat e OSBE-së janë: stabiliteti dhe siguria politike në Evropë, zhvillimi i bashkëpunimit ekonomik, shtetëror, kulturor e ekologjik.
OSBE bazohet në praktikat demokratike dhe qeverisje të përmirësuar. Shumica e stafit që përbëhet nga më shumë se 3500 vetë punojnë jashtë (në terren) ndërsa vetëm 10% punojnë në zyrat qendrore.