Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (UEJL)

PROGRAMI STUDIMOR

  • Fakulteti i administratës publike mban një pozicion unik si një prej fakulteteve të parë të AP, në Republikën e Maqedonisë dhe në rajon, që i është dedikuar edukimit të një gjenerate të re të nëpunësve publikë në nivel të lartë.
    Studentët tanë gjatë tri viteve të studimit do të përmirësojnë aftësitë e tyre komunikuese dhe hulumtuese si dhe do të fitojnë eksperiencë në menaxhim, analizë të politikave, ekonomi dhe metoda kuantitative. Të diplomuarit tanë janë të përgatitur për të dhënë kontributin e tyre në hartimin e politikave, menaxhimin e burimeve njerëzore në organizata publike, private dhe jofitimprurëse.
  • Që prej themelimit në 2001, Fakulteti i Administratës Publike ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në bashkëpunimin akademik me universitetet në Republikën e Maqedonisë dhe jashtë, si në Shtetet e Bashkuara dhe në Evropë, disa prej tyre janë: Shkolla e administratës publike ENA (Paris), Shkolla Spayer (Gjermani), Universiteti i Pitsburgut, Universiteti i Indianës dhe Universiteti Appalacian nga SHBA. Bashkëpunimi me universitetet tjera përfshin shkëmbim të stafit mësimdhënës dhe hulumtues, pjesëmarrje në programe kërkimore, organizim të takimeve shkencore dhe profesionale, konferenca, seminare etj.
  • Programet tona ndërlidhin teorinë me praktikën, që është edhe parakusht për fitimin e shkathtësive, njohurive dhe aftësive të duhura për karrierë në administratën publike. Prandaj, bashkëpunimi me institucionet shtetërore në nivel qendror dhe lokal si dhe me sektorin jofitimprurës është prioritet për ne. Ky bashkëpunim në rend të parë realizohet me punën praktike (internship) që mundëson ndërlidhje të njohurive të fituara teorike me praktikën.

Përpjekjet tona për përmirësimin e programit janë në përputhje me ndryshimet që ndodhin në tregun e punës në Republikën e Maqedonisë dhe në regjion. Në vitin akademik 2005-2006 Fakulteti i Administratës Publike organizon programin e ri në drejtimin punë dhe politikë sociale. Nga ky vit akademik studentët mund të regjistrohen në dy drejtime :

I. Drejtimi i përgjithshëm-Administratë Publike dhe
II. Punë dhe Politikë Sociale.

Programi i ri përfshin pesë semestra teorike, dhe semestrin e gjashtë teoriko-praktik që u mundëson studentëve që të bëjnë punë praktike gjatë gjithë semestrit. Në këtë vit akademik fakulteti themeloi qendrën për kërkime në AP dhe do të organizojë programe të ciklit të dytë (master). Qendra do të organizojë dhe koordinojë hulumtime shkencore dhe shërbime këshilluese lidhur me çështjet e qeverisjes, politikat publike dhe sociale në të gjitha nivelet, duke siguruar njohuri dhe ekspertizë për stafin tonë mësimdhënës si dhe për hartuesit e politikave në nivel lokal dhe ndërkombëtar.

Planprogrami i Departamentit të Administratës Publike dhe Punës dhe Politikës SocialeRedakto

I. Drejtimi i përgjithshëm-Administratë Publike - Planprogrami trevjeçar,
II. Punë dhe Politikë Sociale - Planprogrami trevjeçar.

(Ky planprogram vlen për studentë të regjistruar në vit të parë që nga viti Akadamik 2005/2006 e këndej)