Universiteti i Evropës Juglindore/Fakulteti pedagogjik

Universiteti parashikon dhe ofron kushte për programe trajnuese për mësimdhënës të shkollave të mesme si dhe për profesionistë. Ofron programe të vazhdueshme për pregatitjen e kuadrove mësimdhënëse. Programi trajnues në vete ngërthen metodologjinë pedagogjike si dhe trajnim të lirë të natyrës së arteve të lira.

Kombinimi i trajnimit pedagogjik si dhe i njohurive bashkëkohore në lëminë e arteve të lira, qëllimet e programit për kualifikim pedagogjik, përqëndrohet në dhënien e përgjigjes, nevojës së sigurimit adekuat të furnizimit të shoqërisë me mësimdhënës kualitativ, mirë të pregatitur, qofshin ato aktualisht në shërbim apo në pregatitje e sipër.

Shikuar nga ky objektiv qëndror nuk do të thotë që të gjithë kandidatët që ndjekin fakultetin, pas diplomimit do të punësohen si mësimdhënës. Shumë prej tyre do të obligohen që të kërkojnë punë në sektorin e tregëtisë apo gjetkë. Ndodh shpeshherë që punësimi si mësimdhënës t’u paraprijë një sërë mundësive për punësime të tjera, qofshin këto në shërbimin publik apo në atë të shërbimeve të tjera të ngjashme. Kombinimi i një baze stabël shikuar nga aspekti i aftësive dhe njohurive me një orientim më të theksuar që shpjen drejt fushave të veprimit me diapazon më të gjërë, ky program pajis mësuesit e ardhshëm jo vetëm me shkathtësi për thithjen e njohurive të nevojshme profesionale, por edhe me praktikimin e tyre në vendet e punës ku ato do të punësohen.

Në këtë mënyrë, programi në fjalë synon te arrijë dy objektiva. Të diplomuarit do të jenë të kualifikuar në mënyrë të mirëfilltë për mësimdhënie si dhe të implementojnë njohuritë dhe shkathtësistë e tyre edhe në vende të tjera të punës, që ndoshta nuk do të jenë drejtëpërdrejtë të ndërlidhura me të parën. Thjeshtë, ato do të pajisen me aftësitë për ndarjen e pervojës dhe njohurive profesionale me studentët e tyre duke i pregatitur këta të dytët me mirë t’i përballojnë tregut vazhdimisht të ndryshueshëm të punës.

Programi do të implementohet në kuadër të një fakulteti respektivisht të atij për trajnimin e kuadrove mësimdhënëse (Fakultetit Pedagogjik) të UEJL në Tetovë. Ai do të përbëhet nga tri komponenta të ndërlidhura njëra me tjetrën :

  • Metodologjia Pedagogjike ;
  • Trajnimi lëndor në arte të lira (Liberal Art Subject Training) ;
  • Trajnimi professional i vazhdueshëm i mësimdhënësve.

Dy të parët do të kenë karakter konkurues të funksionimit, si program katërvjecar i studimeve, duke çuar kështu drejt diplomës BA për arte. I treti do të nënkuptojë një dozë më të madhe autonomie shikuar nga aspekti i aktiviteteve, edhepse si i tillë organizohet në fakultetin e njëjtë. Dy semestrat shikuar nga përbajtja e materjes si dhe e aktiviteteve të Metodologjisë Pedagogjike do të ngërthejnë lëndë të karakterit pedagogjik të përgjithshëm, të psikologjisë dhe të didaktikës, të metodologjisë kërkimore, që si të tilla do t’u jenë në dispozicion të gjithë studentëve. Përmbajtësi (Kurrikulat) i programit do të përqëndrohet në metodologjinë e mësimdhënies që ka të bëjë me lëndë specifike (të lidhura ngushtë me lëndën e studimit) të zgjedhura nga vetë studentët.

Departamentet e gjuhëve të huaja si ato të Anglishtes, Frëngjishtes, Ghermanishtes dhe Shqipes që fuksionojnë në kuadër të FTK të UEJL, ofrojnë programe të reja të bazuara në deklaratën e Bolonjës (programe studimore tri-vjecare).

Qëllimi parësor i këtyre programeve është që t’i pajisë studentët me aftësi dhe shkathtësi si dhe njohuri nga fusha e gjuhësisë, letërsisë, metodologjive të mësimdhënies si dhe kulturës së gjuhëve që studiohen.

Shkathtësitë : të gjithë studentët do t’i përmirësojnë dhe përparojnë shkathtësitë e tyre gjuhësore të gjuhës që studiojnë. Atyre do t’u mundësohet zhvillimi i aftësive dhe shkathtësive të komunikimit dhe të prezantimit, duke u thelluar kështu në shkathësitë dhe aftësitë e tyre organizuese, si dhe ato të fleksibilitetit dhe të adaptimit në rrethana të punës studiuese dhe kërkimore në fakultet. Gjatë studimit të tyre atyre do t’u mundësohet si të punojnë në grupe, të praktikojnë zhvillimin e studimit akademik, të kultivojnë vlerat letrare, shkathtësitë e tyre individuale në jetën e përditshme si dhe gjatë karierës së tyre profesionale si dhe të kuptojnë rëndësinë e krijimit të ndërlidhjeve ndërmjet teorisë dhe praktikës, të realizuar me ndihmën e komunikimit special.

Njohuritë : studentët do të përmirësojnë njohuritë e tyre nga komponenta gjuhësore e të shkruarit, komunikimit si dhe aftësi të tjera gjuhësore të gjuhëve që studiojnë. Ato gjithashtu do t’i të përmirësojnë dhe përparojnë njohuritë e tyre në fushën e gjuhësisë, metodologjisë së mësimdhënies, letërisisë, kulturës, civilizimit si dhe të historisë së gjuhëve të huaja dhe inkorporimin e tyre në fushën e kërkimeve shkencore.

Kompetencat : pas diplomimit, studentët do të jenë mirë të trajnuar dhe me njohuri solide nga fusha e mësimdhënies si dhe do të kenë njohuri të mira nga jeta shoqërore ku do të luajnë rolin e mësuesve të shkollave fillore ose të atyre të mesme (mësimdhënës dhe këshilltarë/drejtues në fushat e këshilldhënies apo të daministratës së mësimdhënies) nëpër shtëpi të shtypit, ambasada, organizata joqeveritare, udhëheqës të bizneseve të ndryshme si dhe projekteve të ndryshme të organizuara nga Unioni Evropian. Ato gjithashtu do të mund të punësohen nëpër struktura zhvillimore dhe integruese të karakterit ndërkombëtar si KB, UNICEF dhe institucione të tjera europiane.

Degët :

  • Departamenti i gjuhës dhe Letërsisë Shqipe ;
  • Departamenti i gjuhës dhe studimeve maqedone ;
  • Departamenti i gjuhës dhe studimeve angleze ;
  • Departamenti i gjuhës dhe studimeve frenge :
  • Departamenti i gjuhës dhe studimeve gjermane.