Universiteti i Gjilanit "Kadri Zeka"
Universiteti "Kadri Zeka" është një institucion publik i arsimit të lartë i cili ndodhet në Gjilan, Kosovë.[1]
Historiku
RedaktoZanafillat e para të arsimit të lartë datojnë qysh në vitin 1966 me hapjen e një paralele të fakultetit Juridik të Prishtinës si dhe me hapjen e degës në Gjilan të shkollës së lartë pedagogjike të Prishtinës një vit më vonë.
Me vendimin e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), më datë 9 shtator 2002 u themelua Fakulteti i Edukimit më qendër në Prishtinë dhe degët e saj në Gjilan, Prizren dhe Gjakovë. Me kërkesë të vazhdueshme të mësimdhënësve, studentëve, popullatës së anamoravës në përgjithësi dhe komunave të Luginës së Preshevës për hapjen e programeve dhe fakulteteve tjera në Gjilan, si dhe parapërgatitjen për themelimin e Universitetit Publik të Gjilanit, në vitin akademik 2010/2011 filluan punën fakulteti ekonomik dhe juridik si degë të Universitetit të Prishtinës me një numër rreth 1600 studentë.[2]
Pas konsolidimit të procesit arsimor gjatë këtyre viteve, Universiteti Gjilanit (UGJ) është themeluar me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi themelimin e Universiteteve Publike më datë 6 mars 2013, të cilën e miratoi Kuvendi i Kosovës më datë 31 maj 2013. Universiteti i Gjilanit gjendet në qytetin e Gjilanit, gjegjësisht në jug-lindje të Kosovës, në Anamoravë. Funksionimi i Universitetit të Gjilanit bëhet komfor statutit të përkohshëm i cili është miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) të Republikës së Kosovës.
Themelimi i Universitetit Publik të Gjilanit ishte një ngjarje shumë e rëndësishme për qytetarët e Komunës së Gjilanit, rajonit të Anamoravës, si dhe të Luginës së Preshevës. Sipas rezultateve të censusit të popullsisë të bërë nga Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës në vitin 2011, në Anamoravë jetojnë rreth 170.000 banorë. Ndërsa, në Luginën e Preshevës e cila përfshinë Komunën e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës jetojnë rreth 57,800 banorë të nacionalitetit Shqiptarë. Si rrjedhojë, Universiteti i Gjilanit ka si objektivë primar që të tërheqë studentët potencial nga këto treva për shkak të afërsisë gjeografike dhe kostos më të lirë të jetesës që ofron Gjilani në krahasim me Prishtinën, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.[3]
Organizimi
RedaktoUniversiteti Publik i Gjilanit përbëhet prej katër njësive akademike:
Fakultetet
Redakto- Fakulteti i Edukimit
- Fakulteti Juridik
- Fakulteti Ekonomik
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1705. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Halimi, D., red. (2016-08-24). "Universiteti i Prishtinës (1970 - 2005)". web.archive.org. Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2016. Marrë më 2024-04-10.
- ^ Historiku i Universitetit "Kadri Zeka" në Gjilan Arkivuar 25 tetor 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 19.11.2016.