Universiteti i Letonisë
Universiteti i Letonisë (letonisht: Latvijas Universitāte) është universitet që ndodhet në Rigë, Letoni. I themeluar në vitin 1919, Universiteti i Letonisë është universiteti më i madh në shtetet baltike. Universiteti është renditur i 701-ti nga 750 universitetet botërore.[1]
Latvijas Universitāte | |
Latin: Universitas Latviensis | |
Motoja | Scientiae et patriae (Për shkencë dhe atdhe) |
---|---|
Lloji | Publik |
Themelimi | 1919 |
Rektori | Mārcis Auziņš |
Studentë | 19,095 (2011) |
Undergraduates | 14,339 (2011) |
Pasdiplomike | 4718 (2011) |
853 (2011) | |
Address | Raiņa bulv. 19 , , |
Affiliations | Campus Europae, Utrecht Network, EUA |
Faqja zyrtare | www.lu.lv |
Historia
RedaktoUniversiteti i Letonisë u emërua fillimisht "Shkolla e më e Lartë e Letonisë" e themeluar më 28 shtator 1919 në bazat e Politeknikut të Rigës (të themeluar më 1862). Rektori i parë i universitetit ishte kimisti Paul Walden. Në vitin 1923, shkolla pranoi emrin e tanishëm - Universiteti i Letonisë (Universitas Latviensis).
në periudhën në mes të viteve 1919 dhe 1940, Universiteti i Letonisë ishte një nga qendra më të mëdha të edukimit të lartë, shkencës dhe kulturës në Letoni. Ndërtesa e mëparshme e Politikenikut të Rigës në bulevardin Raina shërben si ndëtesa kryesore e universitetit sot.
Në vitet e paraluftës, ishte e mundur të fioje një edukim të lartë akademik jo vetëm në Universitetin e Letonisë por edhe në shkollën e muzikës dhe në akademinë e arteve. Me kalimin e kohës, vende të edukimit të lartë u bënë edhe Universiteti i Agrikulturës në Letoni, Akademia e Mjekësisë, Universiteti teknik i Rigës të ndarë nga Universiteti i Letonisë dhe u bënë qendra të mirënjohura edukimi dhe hulumtimi.
Me rifitimin e pavarësisë së Letonisë, Këshilli Suprem i Republikës së LEtonisë konfirmoi kushtetutën e Universiteti të Letonisë më 18 shtator 1991. Aty thuhet se Shkolla e Lartë është "një vend i themeluar për edukim akademik, shkencë dhe kulturë, i cili iu shërben nevojave të Letonisë dhe popullit".[2] Pranë kushtetutës, flamurit, hymnit, emblemës së universitetit, rektorit dhe veshjes zyrtare për rektorin, zëvendës-rektori dhe dekanët u rizgjodhën si atribute të Universitetit të Letonisë.
EuroFaculty, i krijuar nga Këshilli i Vendeve Baltike për të ndihmuar reformat e universitetit në Tratu, Rigë, dhe Vilnius, u organizua me zyrën e vet në Universitetin e Letonisë, në vitet 1993-2005. [3]
Regjistrimi
RedaktoUniversiteti i Letonisë ofron nivelin bachelor, master dhe dokoraturë të studimeve dhe në janar 2008 më shumë se 23,000 studentë, përfshirë studentët PhD dhe ata të shkëmbyer, u regjistruan në programe të ndryshme.[4] Pothuajse një e treta e tyre studiojnë në biznes dhe ekonomi.
Organizimi
RedaktoUniversiteti përbëhet nga 13 fakultete:
- Fakulteti i biologjisë
- Fakulteti i kimisë
- Fakulteti i fizikës dhe matematikës
- Fakulteti i ekonomisë dhe menagjmentit
- Fakulteti i edukimit, psikologjisë dhe arteve
- Fakulteti i gjeografisë dhe shkencave të tokës
- Fakulteti i historisë dhe filozofisë
- Fakulteti i drejtësisë
- Fakulteti i mjekësisë
- Fakulteti i humanitetit
- Fakulteti i shkencave shoqërore
- Fakulteti i teologjisë
- Fakulteti i kompjuterikës
Përveç këtyre, Universiteti i Letonisë ofron edhe librari, fakultete hulumtuese, qendra stuimore, gjuhë shkollore dhe një qendër për karrierë.[5]
Aktivietet amatoreske artistike
RedaktoKoret
Redakto- Kori i përzier "Juventus"
- Kori i meshkujve "Dziedonis"
- Kori i përzier "Dziesmuvara"
- Kori mashkullor i kryesisë
- Kori i femrave "Minjona"
- Kori i femrave "Latve"
- Kori i përzier "Aura"
- Kori i përzier"DeCoro"
- Kori i përzier i masterit "Jubilate"[6]
Ansamblat vokal
RedaktoOrkestrat
RedaktoGrupet e vallëzimit
Redakto- Ansambli i vallëzimi folkolorist "Dancis"
- Ansambli i vallëzimit "Dancītis"
- Grupi folkloristik i vallëzimit "Dandari"[10]
Teatri
RedaktoTeatri Studentor i Universitetit të Letonisë[11]
Artet folklorike
RedaktoNjerëz
RedaktoProfesorë dhe ligjërues të famshëm
Redakto- Andris Ambainis, shkenctar kompjuteri
- Mārcis Auziņš, fizikant
- Kārlis Balodis, ekonomist
- Konstantīns Čakste, jurist
- Jānis Endzelīns, gjuhëtar
- Karlis Kaufmanis, astronom
- Augusts Kirhenšteins, mikrobiologjist
- Eižens Laube, arkitekt
- Jānis Maizītis, avokat
- Valdis Muktupāvels, doktor i arteve kriminale
- Andrejs Veisbergs, gjuhëtar
Ish-studentë të famshëm
Redakto- Māris Čaklais, poet letonez
- Valdis Dombrovskis, politikan letoneze, komisar europian për eknomi dhe afera monetare dhe euro, ish-kryeministër i Letonisë
- Klāvs Elsbergs, poet letonez
- Ivars Godmanis, politikan letonez, ish-kryeministër i Letonisë, anëtar i Parlamentit Europian
- Uldis Ģērmanis, shkrimtar dhe historian letonez
- Ivars Kalviņš, kimist letonez, ka punuar në formimin e mildronate
- Guntars Krasts, politikan letonez, ish-kryeministër i Letonisë, anëtar i Parlamentit Europian
- Anna Latkovskaia, avokate amerikane
- Zenta Mauriņa, shkrimtar letonez
- Artis Pabriks, politikan letonez, ish ministër i punëve të jashtme të Letonisë
- Andris Piebalgs, politikan letonez dhe diplomat, ish-komisar europian për energji
- Ilmārs Poikāns, hulumtues letonez
- Einars Repše, politikan letonez, ish-kryeministër i Letonisë
- Eliyahu Rips, matematikan izraelit
- Aminata Savadogo, këngëtar dhe tekstshkrues letones
- Knuts Skujenieks, poet dhe gazetar letonez
- Daina Taimiņa, matematikan letonez
- Guntis Ulmanis, politikan letonez, ish-president i Letonisë
- Jānis Vanags, kryepeshkop i Kishës Evangjeliste Luteriane të Letonisë
Referime
Redakto- ^ QS World University Rankings 2013
- ^ "LU.lv". Arkivuar nga origjinali më 7 qershor 2009. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Kristensen, Gustav N. 2010. Born into a Dream. EuroFaculty and the Council of the Baltic Sea States. Berliner Wissentshafts-Verlag. ISBN 978-3-8305-1769-6.
- ^ "LU.lv". Arkivuar nga origjinali më 24 mars 2009. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "LU.lv". Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2009. Marrë më 28 prill 2015.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/choirs/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/vocalensembles/ Arkivuar 2 shtator 2016 tek Wayback Machine
- ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/chamber/ Arkivuar 3 shtator 2016 tek Wayback Machine
- ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/ulwe/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/danceensembles/ Arkivuar 3 shtator 2016 tek Wayback Machine
- ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/theatre/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine
- ^ University of Latvia. Available at: http://www.lu.lv/eng/services/culture-sports/cultural/vape/ Arkivuar 5 mars 2016 tek Wayback Machine