Ura e Katiut

Urë në Bënjë, Përmet

Ura e Kadiut ose ura osmane e Katiut ndodhet në Bënjë të Përmetit. Ura në përroin e Bënjës, e pozicionuar në hyrje të fshatit Bënjë, është Monument Kulture kategoria I.

Ura e Kadiut.

Ura është e pozicionuar në të hyrë të fshatit Bënjë në lagjen e poshtme të tij që kalon nëpër një grykë të ngushtë që derdhet në lumin e Lengaricës dhe ka një harmonizim të bukur me ambientin rrethues.

Ura ngrihet mbi një hark të vetëm me hapësirë drite 6,4 m. Qemeri i harkut përfshirë dhe arkivoltën ka trashësi 70 cm. Arkivolta shkel me dhëmbë 7 cm mbi harkun e poshtëm në ngritjen e urës është patur parasysh ngushtica minimale e përroit si dhe fortesa e brigjeve duke e ndërtuar në pjesën më të ngushtë dhe duke u mbështetur në brigjet shkëmbore të qëndrueshme.

Në pjesën qëndrore të arkivoltës janë inkastruar katër kollona të vogla prej shtufi që sigurojnë një lidhje të mirë të muraturës sē urës. Kollona të tilla në formë brezash vertikalë vërehen dhe të tjera në muret bregorë të urës.