Ura e Mehmet Pashë Sokoloviqit është një monument i rëndësishme i trashëgimisë kulturore boshnjake e cila gjendet mbi lumin Drina afër qytetit Vishegrad në Bosnje dhe Hercegovinë. Është shpallur monument kombëtar nga ana e organeve shtetërore dhe po ashtu gjendet edhe në listën e monumenteve të mbrojtura nga UNESCO.[1]

Historiku

Redakto

Ura është ndërtuar në periudhën 1571 - 1577, në rrugën që lidh Bosnjën me Konstandinopojën mbi lumin Drina afër qytetit Vishegrad. Ndërtimi i urës iu besua arkitetkit të famshëm turk, Koça Mimar Sinani, arkitekt dhe mjështër i shquar i Perandorisë, një nga arkitektët më të njohur te botës. Ndërtimi i saj është financuar nga Mehmet Pasha Sokoloviçi, Vezir i Madh i tre sulltanëve (1565-79) - Sulejmani i Madhërishëm, Selim i II dhe Murati i III.

Për këtë urë dihet se është riparuar rreth vitit 1664, pastaj në vitet 1875, 1911 dhe 1939/40. Gjate tërheqjes se austriakëve nga Vishegradi në vitin 1914, u dëmtua një hark, dhe vitin tjetër ushtria serbe shkatërroi edhe një hark tjetër. Kjo gjendje e urës zgjati deri në vitin 1939, kur ajo u riparua. Nga viti 1915 deri në vitin 1939, pjesa e dëmtuar e urës u përforcua me konstruksion të hekurt mbi të cilin zhvillohej trafiku. Gjatë tërheqjes së gjermanëve në tetor 1943 u dëmtua përsëri. Pas Luftës së Dytë Botërore qendra e urës, e njohur si divan-porta ose kapija-sofa, u zgjerua dhe shpejt u bë një vendtakim popullor për njerëzit nga Vishegradi dhe rrethinat e saj.

Romani i Ivo Andriçit "Ura mbi Drin", për të cilin autori fitoi Çmimin Nobel dhe është përkthyer në shumë gjuhë, është i bazuar në historinë e kësaj ure. Romani paraqet historinë e urës dhe përmes saj autori rrëfeu historinë e gjithë rajonit ashtu si edhe të shumë ngjarjeve të tjera të rëndësishme që lidhen me këtë urë.[1]

Shih edhe

Redakto

Galeria

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Most Mehmed-paše Sokolovića". kons.gov.ba. Arkivuar nga origjinali më 22 janar 2020. Marrë më 8 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)