Ura e Tatzatit
Ura e Tatzatit në Komunën Vergo në rrethin e Delvinës, është e gjatë rreth 12 metra dhe 2 metër e gjerë, në pasaportën e saj përshkruese përveç këtyre të dhënave, ajo evidentohet si monument i kategorisë së parë. U ndërtua në vitet 1537-1570. Kishte një hark qemeri 8 m i gjatë e afër 5 m i lartë, me arkitekturë interesante, me një mbulesë kalldrëmi që e mbante në funksionet e një ure me vlera historike dhe utilitare.