Uran Ismaili
Uran Ismaili lindi më 19.10.1979, në Prishtinë, shkollën fillore e kreu në Prishtinë në Sh.F. Ismail Qemali dhe të mesmen në Sh.M.N. Xhevdet Doda. Banon në Prishtinë, është i martuar me Arizona Bërdynaj, me të cilën ka edhe dy fëmijë.Omer dhe Uma Ismaili
Studimet universitare i ndoqi në Universitetin Graceland të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për psikologji, ndërsa studimet Master në Administratë Publike në Universitetin e Harvardit.
Karriera Politike
RedaktoUrani Ismaili që nga viti 2007 është i angazhuar direkt në Partinë Demokratike të Kosovës. Deri në vitin 2016 ai ishte anëtar i kryesisë së Degës së Prishtinës, njëherit ka marrë pjesë në të gjitha fushatat lokale dhe nacionale që nga viti 2007. Ka qenë pjesë e konceptimeve të ideve për fushatat e PDK-së, si në sferën e kampanjave digjitale ashtu edhe në organizimin në terren. Uran Ismaili ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë i Kadri Veselit duke punuar prej vitit 2013 si shef i stafit të tij, ndërkohë që më herët gjatë mandatit të parë dhe të dytë të qeverisjes së PDK-së, ka qenë shef i kabinetit dhe këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Transportit. Gjatë punës së tij në institucione të vendit, përpos politikave zhvillimore ai është shquar si iniciator i programeve të ndryshme me USAID-in si dhe duke qenë përfaqësues i Qeverisë në negociata me Bankën Botërore për marrjen e kredisë zhvillimore.
Të tjera
RedaktoIsmaili gjatë së kaluarës gjithashtu ka punuar me organizata ndërkombëtare dhe projekte të rëndësishme me DIFID, OSBE dhe Physicians for Human Rights. Gjatë qëndrimit të tij në SHBA në vitin 2015 i është dhënë rasti të punojë në rekomandime të politikave me emra eminentë si Michael Ignatieff apo të organizojë projekte në terren me Marshal Ganz, veteranin e organizimeve në Harvard.
- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 4 tetor 2016. Marrë më 10 nëntor 2016.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)