Uruguaji
República Oriental del Uruguay
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
| |||||||||||||||||||||||||||||||||
Moto Kombëtare: Libertad o Muerte | |||||||||||||||||||||||||||||||||
Të dhëna tabelare
|
Uruguai është republikë pranë bregdetit lindorë të Amerikës Jugore, në veri të Rio de la Plata-ës. Zë një sipërfaqe prej rreth 175 016 km2 në të cilën banojnë diku më shumë se 3,2 milion banorë, 90% e të cilëve janë me prejardhje Evropiane. Kryeqytet i Urugait është Montevideo ndërsa gjuhë zyrtare shtetërore është spanjishtja. Sipërfaqja e Uruguait përbëhet nga rrafshnaltat valë-valë me pyje dhe në këtë hapësirë sundon një klimë me mot të ngrohtë.
Ekonominë e Uruguait në sektorin e bujqësisë e dallojnë kultivimi i gjedheve, deleve, pastaj fushat e misrit, kallamoqit, orizit, lulediellit dhe vreshtat e pemëve të ndryshme. Ndër të tjerat është e zhvilluar industria e produkteve ushqimore (posaçërisht përpunimit të mishit), industria e tekstilit dhe ajo kimike. Këtu vlen të veçohet edhe industria e transportit të jashtëm. Urugai është eksportues në disa sektorë. Kështu është i njohur për eksportimin e leshit, mishit të gjedheve, lëkurës, dhe tekstilit. Ka porta detare dhe ajrore internacionale në Montevideo.
HistoriaRedakto
Urugai pas zbarkimit të parë të evropianëve (latinëve) më 1516 përkundër kund vënies së indianëve vendas u pushtua nga Spanja dhe u popullzua nga portugezët. Deri më 1811-ën ishte koloni spanjolle ndërsa më 1826 u shpall dhe u njohë si republikë sovrane. Kushtetutën e vitit 1919 e ka ndryshuar dhe ri -ndryshuar disa herë në mes të sistemit presidencial dhe kolegjial. Pas krizave shtetërore më 1973 dhe 1976-të politika e Urugait dominohet nga ushtarakët. Që nga 1984-ta mbahen zgjedhje demokratike të presidentciale dhe parlamentare. Në vitin 2000 president ishte J. Battle Ibáńez nga tabori i konservativëve.
PolitikaRedakto
Politika e Shtetit
GjeografiaRedakto
Gjeografia e shtetit
EkonomiaRedakto
Ekonomia e shtetit
DemografiaRedakto
Demografia e shtetit
KulturaRedakto
Kultura e Shtetit
Të tjeraRedakto
* Telekomunikacioni * Transporti * Ushtria * Pushime
Lidhje të jashtmeRedakto
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Amerikës Jugore është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |