Uruguajanët
Uruguajanët (spanjisht: uruguayos) janë njerëz të identifikuar me vendin e Uruguajit, nëpërmjet nënshtetësisë ose prejardhjes. Uruguaji është shtëpia e njerëzve me origjinë të ndryshme etnike. Si rezultat, shumë uruguajanë nuk e barazojnë kombësinë e tyre me përkatësinë etnike, por me shtetësinë dhe besnikërinë e tyre ndaj Uruguajit. Në bisedë, kryesisht midis kombeve të tjera spanjolle të Amerikës Latine, uruguajanët quhen gjithashtu "orientalë [pra lindorë]" (spanjisht: orientales).
Uruguaji është, së bashku me pjesën më të madhe të Amerikës, një kusi shkrirjeje e popujve të ndryshëm, me ndryshimin që tradicionalisht ka mbajtur një model që promovon asimilimin kulturor, prandaj kulturat e ndryshme janë përthithur nga rrjedha kryesore. Uruguaji ka një nga popullsitë më homogjene në Amerikën e Jugut; prejardhjet etnike më të zakonshme janë ato nga Spanja, Italia, Gjermania dhe Franca, p.sh. uruguajanë spanjollë, uruguajanë italianë, uruguajanë gjermanë, uruguajanë francezë dhe uruguajanë polakë.