Uzina Metalike Gjirokastër
Uzinë mekanike që prodhonte artikuj të përdorimit të gjerë, kryesisht shtëpiakë. Është ngritur në vitin 1955, dhe prodhonte lugë, pirunj, gërshërë, çadra, thika, zinxhirë, furnela me vajgri, makina larëse, rubineta, saraçineska etj, rreth 120 artikuj metalikë për përdorim të gjerë, një pjesë e të cilave eksportohej. Në proceset e prodhimit mbizotëronte teknologjia e stampimit në të ftohtë.