"Vëllazëria" ishte gazetë shqiptare e cila filloi të botohej nga 12 janar i vitit 1916 në Vjenë, Austri dhe vazhdoi gjer në vitin 1918. Gazeta financohej nga shoqëria atdhetare shqiptare "Dija" në Austri. Ishte politike, shoqërore dhe kulturore.