Lumi i Valbonës

lum në Shqipëri
(Përcjellë nga Valbona (lumë))

42°09′21″N 20°00′43″E / 42.1559°N 20.0119°E / 42.1559; 20.0119

Lumi i Valbonës

Lumi Valbona apo Lumi i Valbonës është për një gjatësi rreth 50 km. Një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam i Shalës dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Rrjedh për rreth 24 km në luginën e ngushte e shumë piktoreske duke e kaluar përmes fshatin e Dragobisë e deri në fshatin Shoshan ku dhe lugina e tij zgjerohet menjëherë. Në vazhdim drejt fshatit Bujan lumi Valbonës është me një shtrat me te gjere dhe me pak i rrëmbyeshëm aty (në Dezdar) bashkohet me lumin e vogël te Bushtricës qe vjen nga Tropoja. Gjate kësaj rrjedhjeje lumi i Valbonës (nga fshati Shoshan deri në Bujan) kalon duke lene në krahun e djathte qytetin Bajram Curri ne distancë nga 2 deri ne 3 km. Nga Bujani rrjedh drejt fshatit Dushaj për rreth 10–12 km ku dhe derdhet ne liqenin e Fierzës .

Shtrati i Lumit të Valbonës

Prurjet mesatare në Dragobi dhe Gri janë 12.2 m³/sek. dhe 33.3 m3sek. Uji i ftohtë e i kulluar si kristali, ujëvarat dhe kanionet piktoreske dhe peshku “troftë” që rritet në ujërat e tij e kanë bërë Valbonën një nga lumenjtë më të bukur e më të njohur në të gjithë vendin.

Rreziku nga HEC-et

Redakto

14 leje për koncesione HEC-esh janë dhënë për t'u ndërtuar në Valbonë. Dy nga HEC-et kanë filluar ndërtimin, duke shkatërruar një pjesë prej qindra metrash të shtratit të Valbonës. Banorët e zonës dhe shoqëria civile në Tiranë kanë bërë protesta të shumta për të ndaluar shkatërrimin e Lumit të Valbonës, pasi 14 HEC-et parashikohet që ta fusin të gjithë lumin në 25 km tuba e tunele, duke shkatërruar kështu njëherë e përgjithmonë faunën ujore të Valbonës.