Valbona Nesimi Toska
Valbona Nesimi-Toska (1967, Shkup) është gjuhëtare dhe profesoreshë universiteti, shqiptare nga Maqedonia e Veriut, e bja e Remzi Nesimit.[1] [2]
Biografia
RedaktoValbona Nesimi u lind në Shkup ku kreu edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Shkupit (1986-1990), ku kreu edhe studimet pasuniversitare dhe mbrojti tezën e disertacionit të doktoratës rreth kategorisë semantike të posesivitetit në gjuhën shqipe dhe maqedonase në kuadër të togfjalëshit emëror. Jep mësime në Universitetin e Shkupit për lëndët sintaksë e gjuhës shqipe, gramatikë, morfosintaksë dhe gjuhë e sotme shqipe. Me bashkautorë botoi monografinë "E tashmja' si nocion linguistik: mjetet gramatikore për shprehjen e 'të tashmes' në gjuhët sllave dhe ballkanike" (2010) dhe artikujt shkencorë kryesisht për ndikimet e maqedonishtes në shqipen dhe për gjendjen e shqipes standarde në Maqedoninë e Veriut. [3]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Sesion shkencor kushtuar albanologut prof. Remzi Nesimi". ITSH (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-06-19.
- ^ "Valbona Toska, gjuhëtarja nga Maqedonia që mori pjesë në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe - TV21". tv21.tv. 2022-11-15. Marrë më 2024-06-19.
- ^ Toska, Valbona (2015). Çështja e rimarrjes së kundrinës në "Gjuhësinë ballkanike" të Shaban Demirajt. Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të Shqiptarëve. fq. 167–171.