Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Vallja ndjek një ritëm të rreptë me theks në qëndrimin , stilin dhe hijeshinë e valltarit.Është valle vargore , me prijësin e valles , i cili me shkathtësi interpreton hapat e ekzekutimit.Ai pastaj ulet në gjunjë , kthen shpinën në formë të harkut dhe ngren kraharorin e tij përpjetë duke formuar kështu një urë.Valltarët e tjerë pastaj shkelin në stomakun e tij dhe vallzojnë mbi të.Kjo simbolizon forcën dhe rëndësinë e kryevallëtarit përderisa ai formon një urë me trupin e tij që burrat e tjerë të kalojnë përtej.Valltarët mbajnë njëri-tjetrin për krahësh duke përkulur bërrylat për 90 shkallë.Valltari i cili përkrah prijësin e valles dhe valltari i fundit duhet të jenë të guximshëm dhe energjik për shkak se luajnë rolin kryesor në lëvizjet e prijësit dhe rrjedhës së valles në tërësi.