Vallja e Osman Takës
Vallja Çame e Osman Takës është një valle tradicionale popullore e shqiptarëve të Çamërisë, që është bërë gjerësisht e njohur në Shqipëri. Vallja është e lidhur me Osman Takën, një udhëheqës çam, i cili luftoi kundër forcave Osmane. Kjo valle është një valle e vjetër çame, por me këtë emër është e njohur pas shekullit XIX.[1]
Historia
RedaktoOsman Taka ishte një nga kontribuuesit kryesor të Rilindjes Kombëtare të Shqipërisë dhe një valltar i mirënjohur i kohës së tij. Për nder të tij është emërtuar edhe vallja Osman Taka. Ai ishte i lindur në Filat në një nga familjet më të fuqishme dhe të pasura të qytetit. Në vitin 1848, ai filloi një revoltë të armatosur kundër Perandorisë Osmane dhe u bë protagonist në të rezistencës shqiptare kundër forcave Osmane. Kur Lidhja e Prizrenit u formua ai u emërua si kreu i degës lokale në Prevezë. Në të njëjtën kohë ai ishte një valltar tradicional i njohur. Pasi forcat Osmane arritën të shuajnë Lidhjen e Prevezës, ata e arrestuan në 1886 Osman Takën dhe e kanë akuzuar për tradhti.
Osman Taka ishte i burgosur në Janinë dhe u dënua me vdekje. Kur ai u pyet për të dhënë dëshirën e tij të fundit, ai donte të kërcente. Tradita popullore thotë se vallëzimi i tij ishte aq e bukur sa që xhandarët e ushtrisë osmane, nuk e kanë ekzekutuar atë. Pas disa ditësh ai u kap sërish dhe u vra në Konispol.[1][2]
Vallja
RedaktoVallja ndjek një ritëm të rreptë me theks të veçantë në "qëndrim, stil dhe hiri" të valltarit. Kjo është me hapa prej 2
4 metër, "ngadalë-shpejtë-shpejtë". Vallja është një valle në rresht, me një valltar kryesor që me shkathtësi ekzekuton hapat.
Shiko edhe
RedaktoReferimet
Redakto- ^ a b Nigel Allenby Jaffé, Folk Dance of Europe, Folk Dance Enterprises, 1990, ISBN 0-946247-14-5, ISBN 978-0-946247-14-1
- ^ Anamali, Skënder and Prifti, Kristaq.