Valsi i hënës
Valsi i hënës Autori: Teodor Laço. Botuesi: Toena. Faqet e librit 380.
Në këtë vëllim janë përmbledhur krijime të shkruara që në hapat e parë të autorit e deri në ditët tona. Një hark kohor, ku mjeshtëria e tregimtarit, në vazhdën e traditës më të mirë të letërsisë shqipe, vjen përherë duke u bërë më solide, më e pasur dhe më origjinale stilistikisht. Në këto tregime edhe tiparet më njerëzore, marrin formën e një simbolike që flet shumë, duke u bërë zëdhënëse, jo vetëm e një periudhe, por edhe e një të vërtete të madhe shoqërore e shpirtërore, që i kapërcen kohët.