Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Aktori dhe Regjisori  Vangjel  Agora("Naim Frasheri i Art")

Vangjel Agora ka lindur ne Sarande me 16 mars te vitit 1955.Mbaron shkollen e mesme te pergjitheshme”Hasan Tahsini”ne vitin 1974 me nota shume te mira.Po kete vit konkuron dhe fiton konkursin per aktor ne Institutin e Lart te Arteve ,sot Akademia e Arteve “Aleksander Moisiu”ne Tirane te cilen e mbaron me rezultate te kenaqeshme ne vitin 1977.Me pas emrohet aktor prane trupes se njohur te Estrades Profesioniste te Sarandes,ku pervec  punes si aktore ne interpretimin me sukses te mbi 100 roleve ne menyre te veçant ne komedit muzikore"Me plot Deshire,"Alarm ne Postkomand"dhe Floke Debore ne Prill" eshte aktivizuar here pas here edhe si asistent regjisor dhe regjisor ne kete trupe.Krahas punes si aktor dhe regjisor ne Estrade,ka dhene kontribute duke mare pjese ne te gjitha aktivitetet artistike te kohes qe zhvillonte Shtepia e Kultures ne Sarande,si mbremjet tematike,montazhe dhe radiomontazhe,olimpida teatrale,dhe ne teatrin amator te Shtepise se Kultures.Nje kontribute te rendesishem gjate ketyre viteve ka dhene ne pergatitjen e artisteve te rinje qe me pas fituan konkurset per aktore dhe erdhen me vone prane trupes se Estrades dhe sot jane emra te degjuar te teatrit dhe kinematografise Shqiptare.Po gjate kesaj perjudhe deri ne vitin 1987 eshte aktivizuar ne disa filma artistik te Kinostudjos “Shqiperia e Re” dhe Televizioni Shqiptare si “Ne fillim te Veres””Dy here mat” "Misioni Pertej Detit""Kercenimi””Melodi e pa nderprere””Dritat e Qytezes dhe ne filmin televiziv”Zambaku I Bardhe”Per gjithe kete veprimtari dhe kontribute te dhene gjate atyre viteve eshte nderuar nga Kuvendi Popullor I kohes me medaljen“Naim Frasheri”I klasit te II-te.Prej vitit 1987 deri ne vitin 1991 punon si regjisor I Shtepise se Kultures Sarande ku vendos ne skene me sukses me grupin teatral disa vepra dramatike te sukseseshme,mbremje tematike dhe montazhe poetike.Organizon olimpiadat tetarale te shkollave te mesme dhe ndermarjeve.Ne dhjetor te vitit 1991 emrohet drejtor dhe regjisor I Estrades dhe Shtepise se Kultures ne Sarande,ku jep nje kontribut te rendesishem ne mbajtjen gjalle te aktiviteteve artistike ne kohen e veshtire te tranzicionit,duke servirur ritmikisht aktivitete artistike te pelqyshme per spektatorin.Ne vitin 1998 deri ne vitin 1999 me mbeshtetjen e Ministrise se Kultures,Rinise dhe Sporteve ndjek studimet ne nje specializim per regjisor ne Akademine e Arteve te Bukura “Jon Luka Karanxhale”ne Bukuresht te Rumanise ku mbron edhe gjuhen rumune.Ne vitin 2000 kthehet ne Sarande dhe fillon punen si regjisor I Estrades profesioniste.Ne shtator te vitit 2000 shkeputet nga puna dhe emigron ne Belgjike familjarisht,ku I krijohet mundesia e kualifikimit te metejshem dhe I plotesimit te njohurive profesionale.Gjat qendrimit ne Belgjike ne vitet 2000 deri 2003,krahas mbrojtjes se gjuhes hollandeze ka ndjekur dhjetra spektakle,pjese teatrale dhe varjete te ndryshme  jo vetem ne Belgjike por edhe ne shtetet fqinj perendimore,si ne Holland,France e Gjermani.Ne vitin 2004 kthehet ne Sarande dhe rifillon punen si regjisor I Estrades Profesioniste dhe I Qendres Kulturore  ne Sarande,pune te cilen e vazhdoi deri ne daljen ne pension ne qershor te vitit 2020 ku ka vene ne skene me dhjetra premjera  estrade,montazhe spektakle dhe aktivitete te ndryshme artisike dhe kulturore qe organizoheshin ne qytetin e Sarandes.Nga premjerat me te suksesshme te estrades te vena ne skene nga regjisori Agora do te veçonim premjerat"Numurojme""Nje ver ne Uje""Vjera pakes me Bare""Humor Labi mban Gastori""Zaret u hodhen"Gozhda e Xhafos" "50 vjet Estrade Profesioniste"e tjer.Ne vitet 2005 e 2006 me trupen e Estrades ka mare pjese si regjisor  ne ditet e “Humorit Shqiptar” organizuar ne Vlore nga Ministria e Kultures me pjesmarjen edhe te trupave te tjera te Estradave te vendit, ku trupa e Sarandes u vleresua si nje nga trupat me te mira pjesmarese."Ka realizuar mbi 40 projekte regjisoriale,shfaqe estrade dhe teatri duke deshmuar nje kuptim e sens realist kundruall interpretimit te veprave skenike dhe matrialeve te llojllojta te percaktuara ne repertorin e estrades.Sakaq ne konceptin e tij vihet re perkujdesia per vertetesi,natyrshmeri dhe ngulmimi i vazhdushem per ritjen e nivelit artistik te aktorve"(Prof.Dr.Josif Papagjoni)Nje kontribut te vacant 15  vitet e fundit ai ka dhene  ne televizionin lokal “Saranda Televizion” si moderator, gazetar e regjisor.Prej 15 vjetesh ka qene moderatori kryesor I edicioneve te perditeshme te lajmeve.Gjate kesaj perjudhe ka realizuar  si regjisor e gazetar disa reportazhe,dokumentare,premjera te ndryshme televizive,si "Humor neper Sarand"Nr1,dhe 2.Emisione e bashkbisedime duke u bere nje nga figurat kryesore te ekranit ne qytetin e Sarandes.Ne prill te vitit 2012, per kontributin e dhene ne skene dhe ekran,me rastin e 50 vjetorit te Estrades Profesioniste nderohet nga Presidenti I Republikes se Shqiperise,Bamir Topi me medaljen “Naim Frasheri I Art”me kete motivacion:”PER  KARJERE TE GJATE ARTISTIKE,KRIJIMTARI TE PASUR DHE MBRESLENESE SI AKTOR DHE REGJISOR,KU SPIKATI INDIVIDUALITETI DHE FINESA E TIJ ARTISTIKE.”