Vangjo Vasili piktor shqiptar. Lindi në Pogradec në vitin 1949.

Biografia Redakto

Piktori shqiptar Vangjo Vasili, kreu studimet në Akademinë e Arteve ku është diplomuar në Grafike në vitin 1973. Ai njihet për peizazhet e veçanta dhe stilin po kaq karakteristik që zotëron. Motivet e veprave te tij, vijnë nga një bote e sterholle enigmatiko-sentimentale dhe poetiko-antologjike nëpërmjet procesit te përjetimit. Bota e holle dhe transparente e Vasilit, është një rrezatim i brendshëm shpirtëror që reflektohet në telajo me anën e një drite te veçante, e cila i tërheq shikuesit vëmendjen duke i shkaktuar qetësi dhe meditim. Jeta dhe dashuria, serenatat, atmosfera e gëzueshme e qytetit te kulturuar dhe me tradita te Korçës, peizazhet e rralle që pasqyrojnë magjinë e Malit te Thate, madhështia e fushave te bukura te Korçës dhe vendlindjes se tij Pogradecit, janë disa nga temat që ai trajton. Në punimet e tij, shohim një shembull te "pa zakonte" te dritës dhe toneve te saj dhe veçanërisht te suprines se liqenit te Ohrit dhe reflektimeve te objekteve në ujë, te variacioneve ngjyrore te stinëve, Malit te Thate, te bimësisë përreth liqenit etj. Liqeni është objekti ku Vasili derdh dashurinë, e heton atë në te gjitha kalimet ngjyrore te mundshme, e ndjek me një vëmendje pasionale, e përshkruan vizualisht me finesën e një poeti, duke i përzgjedhur momentet me një trajte te çuditshme e përkujdes fanatik. Në tablotë e tij marrin jete personazhet e përrallave e te legjendave kombëtare, në pamjet reale pranë peizazhit vendoset realiteti mitik, çdo objekt, çdo element plastik është i veshur nga një tis legjende e misteri dhe peizazhi ruan një pamje arketipale. Personazhet folklorike fluturojnë në hapësire, dalin nga një peizazh familjar dhe jetojnë në paqe me peizazhet, bota reale me boten e përrallës, bota e sendeve konkrete me boten e ëndrrës mpleksen për te jetuar se bashku në prizmin piktorik. Ëndërritja është pasqyra e magjishme ku projektohen imazhet emocionale te këtij artisti që vendosen dhe bëjnë një jete deri në një unitet te plote. Është personaliteti me i njohur në fushën e pikturës mistike e alegorike me mundësi te jashtëzakonshme krijimi. Perceptimi i te pa kapshmes sureale gjate shkarkimit emocional te tij në telajo, ndjehet nëpërmjet një peneli te "shpejte" delikat e misterioz që tregon njohje te thelle te realitetit optik, i cili pasqyrohet kaq bukur nga shqisat e tij te veçanta ezoterikë. Ka marre pjesë në shumë ekspozita kombëtare e ndërkombëtare si : Tirane, Gjirokastër, Shkodër, Korçë, Egjipt, Turqi, Itali, France, Austri, Rumani, Gjermani, Bullgari etj. Gjithashtu veprat e tij gjenden në shumë koleksione private te botes por dhe në institucione te ndryshme shtetërore te këtyre vendeve, si dhe në : Suedi, Luksemburg, Uells, ShBA, Kanada, Argjentine, Belgjike, Spanje, Malte, Indi etj. Vangjo Vasili është nderuar me shumë çmime si brenda por dhe jashtë vendit. Çmimi i trete në gravure në ekspozite kombëtare në Tirane me 1976. Çmim i dyte dhe i trete në portret në vitet 1983-1984 në Tirane. Çmim i dyte në peizazh me 1986. Gjithashtu ai ka fituar medaljonin e Bienales se Aleksandrisë për përfaqësim dinjitoz. Medaljonin e Bienales se Ankarasë, diplome nderi nga instituti i monumenteve dhe i kulturës dhe Historisë se Artit në Stokholm, diplome nderi në koloninë e artit në ish Republikën Jugosllave te Maqedonisë etj. Veprat e tij janë kritikuar në mënyre te domosdoshme nga shumë kritike arti, brenda dhe jashtë vendit në te gjitha dekadat e veprimtarisë se tij te suksesshme. Disa nga kryeveprat e tij janë : Plaka dhe Dimri, Mengjez në Rrugice, Autoportret, Fund dite, Dëbora e pare.