Vani
Van (Kurdisht: Wan) është një qytet kryesisht i populluar nga kurdët në Provincën Van të Turqisë lindore, e vendosur në bregun lindor të liqenit Van. Qyteti ka një histori të gjatë si një zonë kryesore urbane. Ka qenë një qytet i madh që nga mijëvjeçari i parë p.e.r, fillimisht si Tushpa, kryeqyteti i mbretërisë së Urartu nga shekulli i 9 per deri në shekullin e 6 per, dhe më vonë si qendra e mbretërisë armene të Vaspurakan.
Van | |
---|---|
Qytet | |
Popullsia | |
• Gjithsej | 472.069 |
Politika
RedaktoNë zgjedhjet komunale të vitit 2019, Bedia Özgökçe Ertan e partisë HDP u zgjodh kryebashkiake e Vanit. Në gusht 2019 ajo u shkarkua dhe më pas u dënua me 30 vjet burg e akuzuar për mbështetjen e terrorizmit si pjesë e një goditje qeveritare kundër politikanëve të partisë kurde HDP; shteti turk në vend të saj caktoi një kujdestar shtetëror të pazgjedhur, Mehmet Emin Bilmez. Shumë kryebashkiakë të tjerë kurdë në qytete të tjera kurde në të gjithë rajonin gjithashtu pësuan një fat të ngjashëm.[1][2] U ngritën protesta kundër vendimit të cilat u shtypën nga policia turke me përdorimin e topave të ujit; disa protestues u vranë.[3]
Demografia
RedaktoNë vitin 2010, shifra zyrtare e popullsisë për Van ishte 367,419, por shumë vlerësime e vunë atë shumë më të lartë me një vlerësim të vitit 1996 duke deklaruar 500,000 dhe ish Kryetari i Bashkisë Burhan Yengun citohet të ketë thënë që mund të jetë edhe 600,000. Distrikti Qendror i Vanit shtrihet mbi 2,289 kilometra katrorë. Sot, Van ka një shumicë kurde dhe pakicë turke.
Gjeografia
RedaktoKlima
RedaktoVan ka një klimë kontinentale (Köppen: Dsa, Trewartha: Dc) me dimra të ftohtë, me dëborë dhe vera shumë të ngrohta e të thata. Reshjet mund të vërehen për pjesën më të madhe të vitit, me një kulm të lehtë gjatë pranverës dhe vjeshtës, dhe një verë të shkurtër të thatë nga korriku deri në shtator.
Referime
Redakto- ^ "Erdogan vows re-seizure of Kurdish municipalities should HDP win local elections". www.kurdistan24.net (në anglisht). Marrë më 2 prill 2021.
- ^ "Turkey: Kurdish Mayors' Removal Violates Voters' Rights". Human Rights Watch (në anglisht). 2020-02-07. Arkivuar nga origjinali më 3 prill 2020. Marrë më 2 prill 2021.
- ^ "Three pro-Kurdish mayors replaced in southeastern Turkey". Middle East Eye (në anglisht). Marrë më 2 prill 2021.