Varg Vikernes (norvegjisht: [ʋɑrɡ ʋiːkəɳeːs]; lindur 11 shkurt 1973 me emrin Kristian Vikernes, emri aktual ligjor Louis Cachet) është një muzikant norvegjez,[1] shkrimtar, i dënuar për vrasje dhe zjarrvënës.

Varg Vikernes

Krijimi i Burzum

Redakto

Në vitin 1991, ai themeloi projektin individual Burzum dhe u bë pjesë e skenës së hershme norvegjeze black metal. Deri në fillim të vitit 1993, Vikernes kishte regjistruar katër albume si Burzum dhe një tjetër me miqtë e tij të grupit Mayhem.

Dënimi me burg

Redakto

Në vitin 1992, ai akuzohet se u përfshi në djegien e të paktën tri kishave të krishtera në Norvegji, së bashku me miq të tij. Në maj të vitit 1994, Vikernes u dënua me 21 vjet burgim për vrasjen e kitaristit te grupit Mayhem Øystein 'Euronymous' Aarseth dhe për djegien e kishave.[2] Ai pohon se ai vrau në vetëmbrojtje dhe mohon përgjegjësinë për zjarrvëniet e kishave, pavarësisht se deklaron që është pro akteve të tilla.

Gjatë kohës së tij në burg, ai u asociua me Heathern Front dhe publikoi disa shkrime mbi paganizmin gjerman. Ai gjithashtu krijoi, regjistroi dhe publikoi dy albume të zhanrit elektronik nën projektin Burzum. Pas 15 vite dënimi, Vikernes u lirua me kusht në fillim të vitit 2009. Ai u vendos në Francë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij, ku vazhdoi të publikonte muzikë dhe ese të ndryshme. Nëpërmjet shkrimeve të tij ai promovon ideologjinë neo-völkisch të cilën ai e quan "Odalism", bazuar në idenë se 'evropianët e bardhë' duhet të ri-adaptojnë vlerat e hershme evropiane, duke përfshirë edhe elemente të paganizmit tradicional. Ai mbron nacionalizmin e bardhë (white nacionalism), nordicizmnin dhe konservatorizmin shoqëror.

Referime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto