Vasil Miho, lindi më 2 maj të vitit 1958 në Tiranë. Mbaroi gjimanzin "Sami Frasheri" ne Tirane ne vitin 1978. U arsimua si mjek dhe, pas mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë në vitin 1983, u emërua në Institutin e Shëndetit Publik, në sektorin e parazitologjisë ku punoi për 9 vite. Për herë të parë realizon kultivimin e Leishmanias nga qeni.

Gjatë viteve 1993 - 1997 ka punuar edhe si diplomat në Ambasadën Shqiptare në Gjermani, në Bonn.

Që nga viti 1997 punoi në Zyrën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Tiranë si zëvendës-shef dhe më pas si shef i zyrës.

Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur dhe të parakohshme në 4 mars të vitit 2014.