Vebi Velija[a] (maqedonisht: Веби Велија; 28 korrik 1948 – 16 maj 2009)[1] ishte një sipërmarrës shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Ai zotëronte korporatën e konsulencës VeVe Group dhe radiotelevizionin Albanian Screen në Shqipëri (ish-Alsat) si dhe televizionin Alsat (ish-Alsat M) në Maqedoni të Veriut.[2]

Jeta dhe karriera

Redakto

Velija lindi më 28 korrik 1948 në fshatin Gradec të Gostivarit. Pas përfundimit të studimeve për ekonomi, e lidhi jetën e tij pothuajse për gati 38 vjet, me biznesin. Investimet e tij u shtrinë në Kroaci, Maqedoni, Shqipëri, Austri dhe më gjerë. Që në fillim të viteve ’90 ai ngriti një sërë sipërmarrjesh në Shqipëri dhe paralelisht me biznesin, ai ka qenë një kontribues në jetën kulturore-artistike në vendin tonë, përmes Fondacionit “Velija”. Vitet e fundit, ai themeloi Televizionin e parë Satelitor Shqiptar, Alsat, ekranin e mbarë shqiptarëve në rajonin e Ballkanit, por edhe në të gjithë botën. Në gjithe keto vite zoti Velija ka qënë pjesësmarës në shumë forume ekonomike dhe politike.

Shënime

Redakto
  1. ^ Gërmëzuar edhe si Vehbi Velija, Vebi Velia, dhe Vebi Veliaj.

Referime

Redakto
  1. ^ "Nderron jete pronari i Alsat, Vebi Velija". Top Channel. 16 maj 2009. Marrë më 6 dhjetor 2024.
  2. ^ "CBC Alsat-M". Media Ownership Monitor. BIRN. Marrë më 6 dhjetor 2024.