Vediha Topçiu
Vediha Topçiu (1935, Prizren) është aktiviste dhe mësimdhënëse nga Prizreni.
Biografia
RedaktoVediha Topçiu lindi në Prizren. Shkollën fillore e përfundoi në Prizren, ndërsa shkollën normale në Gjakovë. Është diplomuar dhe ka kryer studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1979). Ka punuar mësimdhënëse në shkollë të mesme në Prizren, ndërsa më 1979 është zgjedhur ligjëruese e gjuhës shqipe në degët e gjuhëve të huaja në Fakultetin e Filologjisë. U pensionua më 1991. Ka hartuar si bashkautore gramatikën e gjuhës shqipe për klasat e pesta. Ka publikuar artikuj studimore që kryesisht lidhen me kontaktet e shqipes me turqishten në Kosovë. [1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet (2018). Fjalor Enciklopedik i Kosovës, L-ZH [Encyclopedic Dictionary of Kosova, L-ZH]. Vëll. 2. Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1669. Marrë më 2024-06-18.