Veip Avdiaj
Veip Nelo Avdiaj ka lindur në vitin 1936 në fshatin Kashisht të Tepelenës. Nga viti 1952, ishte banor i kryeqytetit tonë të Tiranës. Me arsimin e lartë, ekonomik. Ka punuarë si specialist në Kombinatin e Tekstileve "Stalin" dhe në pjesën më të madhe të jetës, derisa doli në pension, ka qënë kuadër ushtarak, në sektorin e Ndërlidhjes. Është dekoruar disa herë për punë të mirë në Ushtri, në administratën shtetërore dhe në jetën shoqërore. Veip Avdiaj ishte një nga anëtarët aktivë të Shoqatës "Ali Pashë Tepelena", të Shoqatës "Bashkimi i Pensionistëve të Shqipërisë", të Shoqatës "Labëria" etj. U nda nga jeta më 20 dhjetor 2019.
Burimi i të dhënave
Redakto- "Miftar Ramadan Fana, 75 vjet me dorë në tasto e kufje në vesh" libër me autor Dr.Zihni Haskaj.