Veli Rada njihet si aktor profesionist i Estradës së Tiranës, ku aderoi 35 vjet; njihet edhe si komentator sportiv. Ai ka studiuar në Institutin e Lartë të Arteve në vitet 1972-1975 në degën e aktrimit dhe menjëherë pas studimeve, u bë anëtar i Teatrit të Estradës së Tiranës, ku vazhdoi të punojë për 35 vjet. Ka realizuar qindra role, prej të cilëve shumë do të mbeten të paharruar; punoi si regjisor dhe asistent regjisor; si skenarist humori, realizoi një mori skeçesh, e parodish.

Vlerësime Redakto

Në vitin 2013 ai u nderua nga bashkia e Tiranës me titullin "Mirënjohja e kryeqytetit" si dhe nga Presidenti i Republikës "Mjeshtër i Madh"

Referime Redakto

  1. www.bksh.al