Crime Fighters 2 (në shqip Luftëtarët e Krimit 2 - クライムファイターズ 2; e njohur në shumë vende – kryesisht në Evropë dhe ShBA – edhe si Vendetta) është një lojë arcade e krijuar dhe publikuar nga Konami. Publikuar në vitin 1991, loja e tipit beat ‘em up është vazhdimi i lojës me të njëjtin titull publikuar një vit më parë; përvec llojit, pra beat ‘em up të dy lojërat nuk ndajnë asgjë me njëra tjetrën.

Crime Fighters 2
Vendeta - Logo.
Titulli
Crime Fighters 2
Titulli Alternativ
Luftëtarët e Krimit 2 / Vendetta
Zhvilluesi
Konami
Publikuesi
Konami
Platforma / Konzola
Arcade
Lloji i lojës
Beat 'em up
Publikuar
Lojtarët
4
Për moshen
+ 16
Formati
Arcade Box
Ekrani / Rezolucioni
Kontrolli
Joystick 8 drejtimëshe; dy butona gjithësej
Sistemi
Arcade


Loja ka pasur versione të ndryshme në vende të ndryshme të botës. Për shembull loja ka versione të ndryshme: njëra ku mund të luhet vetëm me një ose dy lojtarë dhe tjetra ku mund të luajnë nga një deri në katër lojtarë. Gjithashtu ka dy variante të Vendetta ku njëri variant është censuruar për shkak të dhunës dhe pamjeve të papërshtatshme.

Historia

Redakto

Materiali i mëposhtëm është marrë nga vetë loja.

Historia e lojës është krejt bazike. Banda kriminale fiktive që zotëron territoret e qytetit fiktiv Dead End City (Qyteti pa Krye) duan të zgjerojnë aktivitetin e tyre kriminal. Si kundërshtim i planeve të tyre qëndron banda e Kobras përbërë nga pesë vetë. Për të shkatërruar Kobrat, kryetari i bandës Dead End, rrëmben anëtaren e vetme femër të Kobrave, Kate.

Mënyra e të luajturit

Redakto
 
Pamje nga loja. Boomer, niveli i tretë.

Loja Beat em’ up paraqet katër personazhë të ndryshëm të cilët mund të zgjidhen nga lojtari. Blood, Hawk, Boomer dhe Sledge kanë secili cilësi të ndryshme nga njëri tjetri si shpejtësi, shkathtësi dhe forcë (për shembull Hawk mund të eliminojë një kundërshtarë të thjeshtë vetëm me një goditje të veçantë). Loja rifillon me vështirësi më të lartë pasi përfundohet me sukses një ose më shumë herë. Lëvizjet standarde realizohen vetëm me anë të dy butonave: A – grusht dhe B – shkelm. Kombinimi i tyre mund të rezultojë në lëvizje të tjera. Çdo armik pavarësisht nga vështirësia që mund të paraqesë, rezulton vetëm si një pikë e vetme (parë gjithashtu edhe te TMNT (loja arcade) po nga Konami). Gjatë lojës mund të përdoren edhe armë të ndryshme ku pushka (shot-gun) është më e fuqishme edhe pse nuk është eficente ndaj Bosëve të niveleve. Loja ka gjithsej pesë nivele dhe një nivel ekstra.

Personazhet

Redakto

Personazhet Pozitiv

Redakto
 
Banda e Kobrave në lojën Vendetta.
  • Blood – ish kampion boksi. Mbase më i shpejti nga të katërt lojtarët.
  • Hawk – ish kecist profesional. Mbase më i ngathëti nga të katërt lojtarët.
  • Boomer – specialist artesh marciale. Një lojtar i balancuar.
  • Sledge – ish rekrut në ushtri. Një përzierje midis Hawk dhe Blood.
  • Kate – e vetmja anëtare femër e Kobrave, nën mbrojtjen e Hawk.

Antagonistët

Redakto
 
Banda Dead End në lojën Vendetta.
  • Buzzsaw Bavado – Përdor një sharrë. Bosi nr. 1 në lojë.
  • Joe Ohsugi – Përdor zinxhirë dhe shuriken. Nuk është një Bos në kuptimin e mirëfilltë të fjalës. Del në mesin e nivelit të dytë.
  • Missing Link – Përdor forcën e tij. Bosi nr. 2 në lojë.
  • Rude Brothers – Dy vëllezër. Njëri (i shkurtri) përdor dy thika për të sulmuar, ndërsa tjetri (i gjati) përdor grushtat. Bosi nr. 3 në lojë.
  • Kruel Kurt – Përdor një spirancë anije. Bosi nr. 4 në lojë.
  • Fausti – Bosi i fundit i lojës. Përdor grushta, shkelma, pluhur helmues dhe mitraloz.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto