Venus Xtravaganza

performuese amerikane, vallëtare

Venus Xtravaganza (22 maj 1965-21 dhjetor 1988) ishte një performuese transgjinore amerikane. Ajo fitoi popullaritet kombëtar pas debutimit të saj në dokumentarin e Jennie Livingston me titull “Paris is Burning”, në të cilin jeta e saj si transgjinore përbën një prej historive të dokumentarit.

Jeta e hershmeRedakto

Venus lindi në 22 maj 1965 në Jersey City, në Nju Xhersi. Prindërit e saj ishin me origjinë nga Italia, Amerika dhe Puerto Riko. Ajo mori nofkën Venus në adoleshencën e saj.[1]


KarrieraRedakto

Venus rrëfen gjatë dokumentarit “Paris is burning” se ajo nisi të performojë pasi u largua nga shtëpia në moshën 13 apo 14 vjeçare, duke i realizuar performanacat e saj të para në 1978 apo 1979.[2] Karriera e saj në subkulturën “Drag Queen” nisi në 1983, kur Venus u ftua ti bashkohej “House of Extravaganza” nga vetë themeluesi i saj, Hector Xtravaganza. Angie Xtravaganza, një tjetër performuese transgjinore dhe e para që iu bashkua shtëpisë së Hektorit, e mori Venusin dhe e trajtoi si “motrën e saj të vogël”. Vensu si dhe shumë drag queens të tjerë arritën popullaritet me shfaqjet e tyre nju-jorkeze dhe cilësoheshin si “bukuri të pamposhtme”.[3] Gjatë kohës së filmimit, Venus aspironte të bëhej modele.

VdekjaRedakto

Gjatë Krishtlindjeve në 1988, Venus u gjet e vdekur për shkak të shtrëngimit në fyt në hotelin “Duchess” në Nju-Jork. Sipas ekspertizës, trupi i saj ishte zbuluar katër ditë pas vdekjes së saj. “Paris is Burning” ende ishte në xhirim e sipër kur Venus u gjet e vdekur; fundi i dokumentarit përfshin reagimet e karaktereve kur dëgjojnë për vdekjen e Venusit, sidomos reagimi i Angie Xtravaganza. Shumica dyshojnë se duke qenë se Venus ishte një punonjëse seksi, u vra nga ndonjë klient i cili zbuloi që Venus ishte transgjinore, një narrativë që Venus e kishte përmendur në një prej intervistave në fillim të dokumentarit. Ajo shprehej se ishte arratisur nga një person i tillë. Vrasësi nuk u gjet kurrë.[4]Ajo u varros në varrezat e “Holy Cross Cemetery” në North Arlington, Nju-Xhersi.

ReferimetRedakto

  1. ^ Hutchinson, Darren Lenard. "Out Yet Unseen: A Racial Critique of Gay and Lesbian Legal Theory and Political Discourse." Connecticut Law Review 29.2 (1997): 561-645.
  2. ^ Butler, J. (1999). "Gender is Burning: Questions of Appropriation and Subversion". përmbledhur nga Thornham, S. (red.). Feminist Film Theory, a Reader. Edinburgh: Edinburgh University Press. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "House of Xtravaganza - Carmen Xtravaganza". Carmen Xtravaganza. Marrë më 2017-11-17. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Shopping For a Change: The House of Mirth and 'Paris is Burning'". Marrë më 2013-12-05. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)