Vepra 15 (Ismail Kadare)
Vepra 15 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 480.
Vëllimi i pesëmbëdhjetë i veprave përmban dy romane të shkruara në Francë, "Spiritus" dhe "Lulet e ftohta të marsit", respektivisht në vitet 1995-1996 dhe 1998-2000, si edhe novelën "Tri këngë zie për Kosovën", botuar më 1998.
Te "Spiritus" trajtohen ngjarje që u përkasin dy kohëve: përpara dhe pas komunizmit.
Kurse "Lulet e ftohta të marsit" është një nga veprat e rralla të autorit, subjekti i të cilit bazohet tërësisht mbi ngjarjet pas rënies së komunizmit në Shqipëri.
Novela "Tri këngë zie për Kosovën", u shkrua dhe u botua në prag të shpërthimit të luftës në Kosovë.