Vepra 20 (Ismail Kadare)
Vepra 20 me Autor Ismail Kadare. Shtëpia Botuese "Onufri". Faqet e librit 592.
Në këtë vëllim përmbyllës të veprës së Kadaresë, përveç dy librave dokumentaro-artistikë "Nga një dhjetor në tjetrin" dhe "Pesha e kryqit", janë përmbledhur dy dialogë të tij, i pari me revistën shqiptare "Hylli i Dritës", i dyti "E vërteta që del nga qilarët", me shkrimtarin dhe publicistin e shquar francez Stephane Courtois.
Ky dialog i dytë është botuar së pari nga shtëpia botuese franceze "Odile Jacob", si pasthënie e botimit frëngjisht të librit "Dosja K.", e prof. Shaban Sinanit. "Sorkadhet e trembura", një synops i gjerë për tjetër art, siç e ka karakterizuar autori, si edhe sprova "Identiteti europian i shqiptarëve", janë përfshirë gjithashtu në këtë vëllim.
Me përjashtim të sprovës së fundit, si edhe të intervistës në "Hyllin e Dritës", të gjitha veprat e tjera botohen për herë të parë në Shqipëri.