Veprimtaria kriujese e Rexhep R. Jashrarit

Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.


Shikoni dhe

Redakto

Rexhep (Rushit) Jashari, u lind më 12.06.1949, në fshati Prekaz i Poshtëm të Drenicës, komuna e Skënderajt. Mësimet e para i mori në shkollën fillore të vendlindjes e të Skënderajt. Shkollimin e mesëm e ka filluar në Skënderaj (dy vite) e tri vitet tjera në Shko-llën Normale “Hasan Prishtina” të Mitro-vicës, ku ka diplomuar për mësues (1969). Ka punuar dy vite si mësues në shkollën fillore “Milladin Popoviq” (tash “Shaban Jashari”), por në të njëjtën kohë ka dhënë edhe mësimin e edukatës muzikore në gjimnazin “Ramiz Sadiku” (tash “Hamëz Jashari” të Skënderajt.

Gjatë gjithë jetës, si nxënës, student e mësim-dhënës është marrë me aktivitete të lira në  kontribut të çmuar në kultivimin e zhvillimin e kulturës  e traditave tona kulturore, pasi që edhe  rrjedh nga një familje e njohur rapsodësh, e edhe vetë e ka ushtruar këtë aktivitet për më se 50 vite.

Shkollimin e lartë universitar e ka filluar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, ku diplomoi për arsimtar të gjuhës dhe letërsisë shqipe (1972). Gjatë vitit shkollor 1971/72 ishte kryetar i Lidhjes së Studentëve të asaj shkolle. Të njëjtin grup e vazhdoi në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku pas studimeve mori titullin: Profesor i Gjuhës e Letërsisë Shqipe.

Ka punuar si mësimdhënës i kësaj lënde në gjimnazin e Lipjanit (1973-1975), një kohë të shkurtër në shkollën fillore “Zenel Hajdini” të Prishtinës, për t’u kthyer përfundimisht në Skënderaj, ku punoi si profesor në gjimnazin “Ramiz Sadiku” (tash “Hamëz Jashari), deri në shtator të vitit 1992. Gjatë asaj kohe, katër vite ishte edhe kryetar i Bashkësisë Lokale të Skënderajt, kryetar i SHKA “Drenica” dhe në mandatin 1978-1982 delegat në Kuvendin e atëherëshëm Krahinor të Kosovës, ku ishte edhe kryetar i Komisionit për Arsim, Shkencë e Kulturë dhe anëtar i Komisionit për Informim.

Pas 22 viteve me ditar në dorë, për shkaqe që dihen, si shumë bashk-atdhetarë, edhe prof. Rexhep, u detyrua të emigrojë në Suedi (1992), duke filluar kështu një kapitull të ri të jetës tij. Atje në fillim, punoi me fëmijët shqiptarë në qytetin Normaling (1993), pasi mori lejeqendrimin permanent politik, u vendos në qytetin Gevle dhe më 1994 vendoset përfundimisht në Landskronë, ku në fillim ka punuar me fëmijët shqiptarë, si mësues i gjuhës amtare, ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës Shqiptare “Hasan Prishtina” të atij qyteti (1996-97), ku dha një kontribut të çmueshëm në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

Në vitin 1997, me iniciativën e tij dhe të disa prindërve shqiptarë, për herë të parë, në gjimnazet e Landskronës dhe të Helsingborgut, filloi mësimi i gjuhës shqipe, ku mësimdhënës ishte ai. Më 1998 ishte kryetar i Këshillit të Emergjencës, me ç’rast, bashkë me disa bashkatdhetarë tjerë, grumbulloi shumë ndihma për Kosovë.

Deri më 2015 ka punuar në Helsingborg, si mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe, ku përveç në gjimnaze, ka mbajtur mësim edhe në shkolla fillore. Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Shqiptare në Botë për Skandinavi dhe nënkryetar i LASH-it për Suedi, anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptarë të Suedisë “Papa Klementi IX” dhe anëtar i Kryesisë së Qendrës Kulturore Shqiptaro-Suedeze “Okarina”. Tash është në pension dhe jeton, me familje, në qytetin Landskrona të Suedisë.

Pas pensionimit filloi të merret edhe me krijimtari letrar e shkencore.

Deri tash ka botuar këto vepra:

1.“Prekazi heroik-vatër e përhershme e luftërave për liri”, Prishtinë, 2018;

2. “Këngë folklorike shqiptare të përzgjedhura”, Prishtinë, 2018;

3. “Këngë popullore të përzgjedhura”, Prishtinë, 2018;

4. “Anekdota-mesele popullore shqiptare”. Prishtinë, 2018;

5. ”Gramatikë krahasuese Shqip-Suedisht”, Prishtinë, 2019;

6. ”Letërsia shqiptare”, Prishtinë, 2019;

7. ”Antologji e letërsisë shqiptare”, Prishtinë, 2020;

8. ”E folmja dhe toponimia e Drenicës”, Prishtinë, 2021;

9. “Azem e Shotë Galica në këngët popullore”, Prishtinë, 2021;.

10. “Figura e Skënderbeut në trashëgiminë kulturore shqiptare dhe të huaj”  

      Prishtinë, 2022.

Në dorëshkrim ka edhe katër vepra tjera:

11. “Figura e Isa Boletinit në Këngët popullore Epike-Historike”;

12. “Figura e Bajram Currit në Këngët popullore Epike-Historike”;

13. ”Tradita patriotike e katër brezave”;

14. “Rapsodët e Drenicës” dhe  

15. ”Gjenealogjia familjare”.

Referimet

Redakto