Verzi së bashku me Tutimin kanë qenë dy udhëheqës ushtarak ilir të cilët i prinë dalmatëveluftën kundër forcave të Oktavinit.

Përmbledhje Redakto

Pasi mundi Sextus Pompeun në Revoltën Siçiliane (36 p.e.s.), Oktaviani marshoi në Iliri për të mposhtur ilirët ende të papushtuar. Fillimisht ai zhvilloi luftë kundër japodëve dhe panonëve (35 p.e.s.), dhe më pas u nis kundër delmatëve (34-33 p.e.s.), të cilët kishin arritur që ti thyenin romakët nën udhëheqjen e Aulus Gabinius dhjetë vjet më parë dhe ua kishin grabitur simbolet ushtarake (shenjat e betejës). Oktaviani sulmoi fillimisht Promonën, të cilën delmatët ia kishin rrëmbyer prej liburnëve, aleatëve romakë. Mbrojtjen e Promonës e drejtoi gjenerali Verzi me 12.000 ushtarë.[1] Rrethimi i Promonës nga Oktaviani ishte i vështirë, sepse Kalaja delmate ishte e fortifikuar mirë, madje Verzi vendosi roje edhe në kodrat përreth, nga të cilat vëzhgonin lëvizjet e romakëve. Mirëpo, një gjeneral tjetër delmat, Tutimi (Testimi) nga Sinotioni, i erdhi në ndihmë Verzit, por romakët intervenuan shpejt dhe nuk e lejuan të afrohej. Ata pasi panë ushtrinë e Testimit që po afrohej dhe po sulmonte ushtrinë romake nga ana tjetër, mbrojtësit e Promonës dolën nga qyteti për t'u bashkuar edhe ata në betejë, por romakët i shtynë përsëri në qytet dhe ia dolën të hynin pas tyre, kështu që ata e kapën qytetin. Delmatët u tërhoqën në kala, e cila ishte në pikën më të lartë të qytetit. Pas katër ditësh, delmatët u përpoqën të depërtojnë, por ushtria romake i ndaloi, kështu që ata u dorëzuan të nesërmen.[2] Me rënien e Promonës, Oktaviani hapi rrugën për në brendësi të rajonit delmat dhe më tutje në pjesë të tjera të Ilirisë. Ndoshta i shkëputur nga rruga Promonë - Sinotion, Testimi urdhëroi ushtrinë e tij të shpërndahej në mënyrë që romakët të mos i ndiqnin. Oktaviani nuk guxoi t'i ndante forcat e tij, sepse, siç shkruan Apiani, "nuk i njihnin rrugët dhe gjurmët e të arratisurve ishin të ngatërruara", kështu që ai me kujdes u zhvendos drejt Sinotionit. Duket se ushtria e Testimit kishte “manovruar” në përleshjen e mëparshme, në mënyrë që në momentin e rënies së Promones, të mos arrinte më në Sinotion. Prandaj, ishte lehtësuar rruga që Oktaviani të hynte në qytetin e braktisur dhe t'i vënte flakën. Duke u siguruar me dy kolona anash, ai u nis drejt Andetriumit, duke shmangur një pritë delmate gjatë rrugës në të njëjtin vend ku në vitin 48 p.e.s. ushtria e Aulus Gabinit ishte zhdukur.[3] Gjatë pushtimit të Sinotionit, Oktaviani u hoqi delmatëve shenjat ushtarake që ata kishin vjedhur nga Aulus Gabinius vite më parë dhe i ruajti në tempullin e Mars Ultorit në forumin e tij në Romë. [4]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ (eng.) John Wilkes, The Illyrians, 1992.
  2. ^ Robert Matijašić, Povijest hrvatskih zemalja u antici do cara Dioklecijana, Zagreb, 2009.
  3. ^ Slobodan Čače, Prilozi proučavanju političkog uređenja naroda sjeverozapadnog Ilirika, Zadar, 1979.
  4. ^ Dubravka Ivšić, Predslavenski sloj u hrvatskoj toponomiji, Doktorski rad, Rijeka, 2013