Veshi është organ i sistemit dëgjimor. Funksioni i tij është mbledhja dhe përcjellja dhe përpunimi i sinjaleve akustike, tingujve, zërave, zhurmave drejt organeve të tjera të aparatit dëgjimor etj.

Ndërtimi

Redakto

Anatomia e veshit ndahet në veshin e jashtëm, të mesëm e të brendshëm.

Veshi i jashtëm përbëhet nga bula e veshit, kanali i dëgjimit dhe daullja e veshit.

Veshi i mesëm përbëhet nga tre kockëzat e veshit çekiçi, yzengjia, kudhra (stapes, incus dhe malleus), dy fije muskujsh (të M. stapedius e të M. tensor tympanii), dy fije nervore apo nerva (chorda tympani e pjesa horizontale e N. facialis) si dhe tubën e Eustachi-t, që lidh gryken me veshin e kur hapet, p. sh. me anë të manovrës së Valsalva-s (duke fryer hundën e mbyllur me gojë të mbyllur), barazon presionin ndërmjet tyre (ndihet kur veshi "kërcen").

Veshi i brendshëm përbëhet nga Kërmilli (Cochlea), që shërben për transformimin e lëkundjeve mekanike në impulse nervore, dhe labirinti, ose i quajtur organi vestibular, që nuk i shërben dëgjimit por ndjenjës së ekuilibrit. veshi i brendshem eshte i vendosur me thelle ne ashtin temthor dhe ka ndertim shume te nderlikuar me qe ne te , perveq qelizave ndijore qe pranojne ngacmimin e tingullit , ndodhen edhe qelizat ndijore te shqises per drejtpeshimin e veshit

Dëgjimi

Redakto

Të tri pjesët e veshit kanë rolin e tyre në dëgjim. Llapa e veshit, ose më saktë të dy llapat e veshëve, luajnë rolin kryesor në përcaktimin hapësinor të burimit të tingullit. Daullja e veshit është pjesa që ndan veshin e jashtëm nga ai i mesëm. Daullja e veshit është njëfarë membrane që kur goditet nga valët e tingullit (zërit, muzikës, zhurmës) dridhet. Dridhjet e daulles së veshit i transmetohen, për vazhdimësi, tre kockave të veshit (që janë të pozicionuara në veshin e mesëm), çekiçit, kudhrës dhe yzengjisë përkatësisht.

Ne veshin e mesëm, sië thamë, janë të vendosura kockat e dëgjimit. Roli i veshit te mesëm është amplifikimi i tingullit. Ndërsa veshi i brendshëm, i vendosur brenda ne kockën temporale, përmban si organin e të dëgjuarit (kërmillin), ashtu edhe atë të ekuilibrit (vestibulum dhe kanalet gjysmëqarkore). Organi ndijimor i dëgjimit është pikërisht kërmilli (koklea). Në saj të ndërtimit të saj anatomik unik që ka ardhur si pasojë e evolucionit të vazhdueshëm, njeriu arrin të dallojnë një frekuence nga tjetra, gjë që është mjaft e rëndësishme në dallimin e gjuhës së folur. Po kështu, kërmilli i veshit (koklea) dhe nervi i dëgjimit realizojnë dhe dallimin e fortësisë së tingullit (intensitetit së tingullit). Kurse lokalizimi hapësinor i burimit të tingullit realizohet në strukturat e lokalizuara në trungun e trurit. Zbrazëtira e veshit të mesëm është i vogël, e vendosur në mënyrë horizontale e mbushur me ajer.

Sëmundjet e veshit

Redakto

Sëmundjet e veshit ndahen në :

  1. Sëmundje të veshit të jashtëm ose të kanalit të dëgjimit (infeksione, tumore) ;
  2. Sëmundje të veshit të mesëm (infeksione, kolesteatome, tumore, otoskleroze) ;
  3. Sëmundje të veshit të brendshëm (Meniere, presbioacusi, tumore hemorragji, etj).

Sëmundje të ndryshme demtojne pjese të ndryshme të sistemit të dëgjimit. Sëmundjet e kanalit të jashtëm të veshit mund të japin ulje dëgjimi të shkalleve të ndryshme që kalon bashkë me sëmundjen baze. Ulje dëgjimi mund të japin gjithashtu edhe otitet akute dhe kronike, patologjitë e tubit të Eustakut, traumat, otoskleroza, deformimet e lindura të veshit të mesëm, etj. Këto ulje dëgjimi, që lidhen me veshin e mesëm, mund të rikuperohen ose të reduktohen duke mjekuar sëmundjen qofte me rrugë medikamentoze, ashtu edhe kirurgjikale. Uljet e dëgjimit vijnë shpesh dhe nga dëmtimi i koklëse dhe nervit të dëgjimit. Virozat. Sem Meniere, mikrotrombozat, traumat sonore dhe barotraumat, tumorët e nervit akustik, përdorimet me doza të larta të preparateve të demshem për koklene, etj., hasen shpesh në historinë e sëmundjes të pacienteve që ankojnë ulje dëgjimi. Me kalimin e moshës fillon të bjere mprehtësia e dëgjimit ; kjo quhet presbiakuzia. Në uljen dhe humbjen dëgjimi mund të çojnë edhe patologji që prekin rrugët centrale të dëgjimit, nga trungu i trurit deri në korteksin cerebral. Ky grup është më i rrallë.

Shiko edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto