Vetëdija artificiale
Vetëdija artificiale, e njohur edhe si vetëdija e makinave apo vetëdija sintetike, është fushë e lidhur me inteligjencën artificiale dhe robotikën kognitive qëllimi i së cilës është "të definojë atë që duhet të sintetizohet për të krijuar vetëdijen në një artifakt të ndërtuar".
Neuroshkenca hipotetizon që vetëdija gjenerohet nga interoperimi i pjesëve të ndryshme të trurit, të cilat quhen lidhjet neuronale të vetëdijes. Idhtarët e vetëdijes artificiale besojnë se krijimi i makinave të cilat imitojnë interoperimin e lidhjeve neuronale të vetëdijes (p.sh. sistemet kompjuterike) është i mundshëm.
Vetëdija artificiale mund të shikohet si zgjerim i inteligjencës artificiale, duke supozuar se nocioni i inteligjencës në kuptimin e saj më të përdorur është shumë e ngushtë që të përfshijë të gjitha aspektet e vetëdijes.