Një Video regjistrues me rrjet (NVR) është një sistem kompjuterik i specializuar që regjistron video në një disk,[1] USB flash drive, kartë memorie ose pajisje të tjera të ruajtjes masive. Vetë një NVR nuk përmban kamera, por lidhet me to përmes një rrjeti, zakonisht si pjesë e një sistemi të mbikqyrjes video IP. NVR-të zakonisht kanë sisteme operative të integruara.

Sistem i thjeshtë kamerash i bazuar në NVR.

Si një alternativë më fleksibël dhe e përdorshme ndaj NVR-ve, kompjuterët e zakonshëm mund të pajisen me softuer të menaxhimit të videos (VMS).

NVR-të ndryshojnë nga videoregjistruesit dixhitalë (DVR), pasi hyrja e një NVR është nga një rrjet dhe jo nga një lidhje e drejtpërdrejtë me një kartë ose sintonizues të kapjes video. Videoja në një DVR kodohet dhe përpunohet në DVR, ndërsa videoja në një NVR kodohet dhe përpunohet në kamerë, më pas transmetohet në NVR për ruajtje ose shikim në distancë.[2] Përpunimi shtesë mund të bëhet në NVR, si p.sh. kompresim i mëtejshëm ose etiketim me meta të dhëna.

Ekzistojnë sisteme hibride të mbikqyrjes NVR/DVR të cilat përfshijnë funksionet e NVR dhe DVR.

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ "Network Video Recorder | NVR and Video Management Systems for IP Cameras". Kintronics (në anglishte amerikane). Marrë më 2018-10-23.
  2. ^ "Determining the Right Storage Option for Video". www.securitymagazine.com (në anglisht). Marrë më 2020-08-19.