Viktor Ferraj skulptor shqiptar. I lindur në Tiranë në vitin 1965, u diplomua për Skulpturë Monumentale në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë në vitin 1989. Një vit më vonë mori pjesë në ekspozitat “Ekspozita Kombëtare” dhe “Pranvera” në Galerinë Kombëtare të Arteve. Në vitin 1991 u transferua në Itali ku jeton dhe punon aktualisht. Ka hapur shumë ekspozita në Shqipëri, Itali etj.