Virginia Beach (shqiptohet Virxhinia Bijç) është qyteti më i madh i shtetit të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara. Ai është një qytet i pavarur dhe nuk është pjesë e ndonjë qarku. Popullsia brenda kufijve të qytetit në vitin 2013 ishte 448.479 banorë.

Virginia Beach
Virginia Beach
Qytet
Parimet: 
Landmarks of Our Nation's Beginning
Popullsia
 • Gjithsej(2.013) 448,479
Faqja zyrtarewww.vbgov.com
Vendodhja e Virxhinia Bijç në Virxhinia

Virginia Beach është një qytet turistik me disa kilometra plazhe dhe qindra hotele, motele, dhe restorante përgjatë bregut të oqeanit. Çdo vit në qytet zhvillohet Kampionati i Sërfit i Bregdetit Lindor si dhe Kampionati i Futbollit në Rërë Amerikano Verior. Në qytet ka gjithashtu disa parqe shtetërore, disa fusha të gjata të mbrojtura plazhi, tri baza ushtarake, një numër i korporatave të mëdha, dy universitete, selia ndërkombëtare dhe vendi i studiove të transmetimit televiziv për Rrjetin e Krishterë të Transmetimit (CBN) të Pat Robertsonit, Shoqata për Hulumtime dhe Iluminizim të Edgar Cayce-së dhe vende të shumta historike. Në afërsi të pikës ku takohen Gjiri Chesapeake dhe Oqeani Atlantik, Kepi Henry ishte vendi i zbarkimit të parë të kolonizatorëve anglezë, të cilët u vendosën përfundimisht në Jamestown, më 26 prill 1607.