Virgjil Muçi (Tiranë, 1963) është autor, përkthyes dhe diplomat shqiptar.

Biografia

Redakto

U lind më 1963 në Tiranë. Më 1986 përfundoi studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës, në vitet 1987-1988 ndoqi kursin pasuniversitar për skenarist. Ka punuar në Ministrinë e Kulturës 1998-2000; në Bibliotekën Kombëtare 2006-2010; ministër këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë, Otava, Kanada, 2011-’13; drejtor departamenti në Ministrinë e Punëve të Jashtme, 2012-’14; ministër këshilltar në Ambasadën e Shqipërisë në Beograd, pas 2015.[1]

Veprimtaria e tij letrare e artistike është tejet e gjerë dhe e larmishme. Autor i mëse 10 librave që rrokin një krijimtari që zë fill me prozën e shkurtër e të gjatë, për të vijuar më pas me poezinë, kinematografinë dhe, së fundi, edhe në lëmin e kritikës letrare.

Kontributi i tij është i ndjeshëm edhe në fushën e përkthimit e 13 titujve nga gjuhë dhe autorë të ndryshëm, si: Sontag, Lindgren, Bukowski, Albahari, Kagan, Edgar, Rothschild, Dickens, Christie, Candito, Salleo etj. Gjithashtu ai është aktiv edhe në shtypin e përditshëm e atë periodik me shkrime kryesisht nga fusha e kulturës.

Për veprën asokohe në dorëshkrim Piramida e shpirtërave, u nderua me çmimin Kadare 2018.[2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Virgjil Muçi". dituria.al.
  2. ^ "Çmimi "Kadare 2018" për shkrimtarin Virgjil Muçi".