Shën Virgjili i Salzburgut (ndryshe Virgilius, Feirgil ose Fergal) (lindur 700 në Ireland; vdiq 27 nëntor 784Salzburg) ishte gjoemtër dhe ipeshkë i Salzburgt.

Shën Virgjili i Salzburgut

Virgjili zë një vend të rëndësishëm mes shenjtërve irlandezë që paraqiten në kalendar pothuajse në të gjitha ditët e vitit. U lind në Irlandë dhe hyri murg në kuvendin Akadh – bo – Kaining. Si të gjithë bashkëkombësit e tij, të dëshiruar «për të shtegtuar për Krishtin», ai bëri një shtegtim në Tokën e Shenjtë. Në rrugën e kthimit, kaloi në Bajern, ku takoi Shën Rupertin. Ai e bindi të bashkëpunonte me të për ungjillëzimin e asaj krahine. Virgjili qëndroi për disa vjet afër Pipinos së vogël, nga i cili mori detyrën për të ungjillëzuar Bajernin. Këtu fitoi vlerësimin e Dukës Odilon, që i dorëzoi abacinë e Shën Pjetrit të Salcburgut, duke e caktuar pasardhës të ipeshkvit Gjon. Duke qenë se nuk u këshilluar me legatin papnor për Gjermaninë, Shën Bonifacin, për këtë emërim, ky i fundit e kundërshtoi me të drejtë.

Pas vdekjes së ipeshkvit Gjon, Virgjili e drejtoi dioqezën e Salzburgt, edhe pse nuk ishte shuguruar ipeshkëv. Nuk e lëshoi veten dhe me shumë përvujtëri pranoi atë pozitë të pasigurt juridike. Filloi të punonte shumë, duke ia nisur me ndërtimin e katedrales, të cilën ai vetë do të ketë gëzimin për ta përuruar në vitin 774. Njëzet vjet më parë kishte vdekur apostulli i madh i Gjermanisë, martiri Shën Bonifaci. Kështu Virgjili mori shugurimin ipeshkvnor dhe emërimin përfundimtar në selinë e Salcburgut. Mes dy shenjtërve nuk kishin munguar mosmarrëveshjet e ideve edhe në fushën doktrinore. Virgjili, i quajtur «gjeometri», ishte një njeri i kulturuar dhe një përparimtar i shkencës së re. Me teorinë e tij të antipodeve, ai pohonte, tetë shekuj para Kopernikut e Galileut, se toka ishte e rrumbullakët dhe «se bota e dytë», e populluar nga njerëzit, ishte e ndriçuar nga një diell ndryshe nga i yni. Pasojat ishin të papranueshme edhe nga pikpamja e Shkrimit shenjt, sepse mohonte unitetin e gjinisë njerëzore. Virgjili i pranoi me përvujtëri kritikat dhe u kujdes konkretisht për botën e tij. Ungjillëzoi Karincian, Stirinë dhe Panoninë. Vdiq në zhavorr dhe u varros në katedralen e tij, që u shkatërrua nga një zjarr në vitin 1167. U kanonizua në vitin 1252.

Burimet

Redakto